HomePolitikePS nis zyrtarisht fushatën për Tiranën/Manastirliu dhe Balluku: Tirana2030, pjesë e Shqipërisë...

PS nis zyrtarisht fushatën për Tiranën/Manastirliu dhe Balluku: Tirana2030, pjesë e Shqipërisë Europiane

Advertismentspot_img

Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet vendore të 9 Nëntorit, me synimin e qartë për të fituar besimin e qytetarëve të Tiranës dhe për të çuar përpara vizionin Tirana2030 për Shqipëria2030.

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, së bashku me drejtuesen politike të fushatës dhe njëherazi zv.kryeministrja,  Belinda Balluku, kanë zhvilluar një sërë takimesh maratonë me shtabet drejtuese të njësive administrative të kryeqytetit. Qëllimi është rienergjizimi i strukturave dhe organizimi i fushatës mbi baza të forta bashkëpunimi.

Gjatë prezantimeve, u theksua se Tirana është lokomotiva e zhvillimit kombëtar, prandaj fitorja e saj më 9 nëntor është thelbësore për të përmbushur vizionin e një kryeqyteti europian, të denjë për qytetarët, dhe të lidhur ngushtë me projektin më të madh të Partisë Socialiste për një Shqipëri europiane deri në vitin 2030.

Fushata jonë është një kontratë e re besimi me qytetarët tanë, për një Tiranë më moderne, më solidare dhe më europiane. Tirana2030 është pjesë e pandarë e vizionit për Shqipërinë2030”, u shpreh kandidatja Ogerta Manastirliu.

Nga ana e saj, drejtuesja politike e fushatës, Belinda Balluku, theksoi rëndësinë e punës në terren dhe të mobilizimit të çdo strukture, duke siguruar se “ky proces do të garantojë një fushatë të organizuar, gjithëpërfshirëse dhe fituese”.

Me këtë start të fuqishëm, Partia Socialiste riafirmon vendosmërinë e saj për të fituar Tiranën dhe për ta çuar vendin drejt vitit 2030 si një kryeqytet dhe një Shqipëri që reflekton aspiratat europiane të qytetarëve të saj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular