HomePolitikeQeveria miraton Programin Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil

Qeveria miraton Programin Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil

Advertismentspot_img

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë, më 8 tetor, Programin Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil, një dokument strategjik që synon të përmirësojë përvojën e udhëtarëve dhe funksionimin e pikave ajrore në Shqipëri, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Së bashku me programin, u vendos edhe krijimi i Komitetit Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil, i cili do të koordinojë zbatimin e tij në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse.

Kush do të përbëjë Komitetin?

Komiteti do të drejtohet nga drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, dhe do të përfshijë përfaqësues nga disa institucione kyçe, si:

-Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

-Ministria e Brendshme (drejtoritë e migracionit dhe pasaportave)

-Policia e Shtetit

-Doganat

-Ministritë e Shëndetësisë, Turizmit dhe Bujqësisë

-Përfaqësues nga kompanitë ajrore dhe ato të shërbimeve në tokë

-Drejtorët ekzekutivë të aeroporteve në Shqipëri

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, Komiteti do të mblidhet dy herë në vit, por edhe në raste të veçanta kur paraqiten nevoja urgjente apo problematika të lidhura me lehtësirat në aviacionin civil. Ai do të ketë gjithashtu mundësinë të ftojë ekspertë të fushës, për të dhënë kontributin e tyre në mbledhje.

Komiteti ka një sekretar, i cili është punonjës i Autoritetit të Aviacionit Civil dhe është përgjegjës për kryerjen e të gjitha përgatitjeve administrative për mbledhjet e Komitetit në bashkëpunim me kryetarin.

“Data, ora dhe rendi i ditës së mbledhjes u njoftohen me shkrim anëtarëve të Komitetit të paktën 10 (dhjetë) ditë përpara mbledhjes.

Për çdo mbledhje, sekretari i Komitetit mban procesverbal dhe e shpërndan tek anëtarët e Komitetit brenda 15 ditëve nga përfundimi i mbledhjes.”, thuhet në vendim.

Programi synon të sigurojë procedura më të thjeshta, efikase dhe të harmonizuara në aeroportet shqiptare, duke lehtësuar lëvizjen e pasagjerëve dhe mallrave, rritur transparencën dhe koordinimin mes institucioneve.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, dhe Autoriteti i Aviacionit Civil, së bashku me Komitetin e sapokrijuar, do të jenë përgjegjës për zbatimin konkret të tij.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular