HomePolitike“Sistem mazhoritar si në 2001 dhe 2005, ishte më i miri”- Celibashi:...

“Sistem mazhoritar si në 2001 dhe 2005, ishte më i miri”- Celibashi: Siguron qeveri të qëndrueshme dhe hapësirë për pluralizëm

Advertismentspot_img

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se personalisht preferon sistemin zgjedhor mazhoritar, duke e konsideruar atë më të përshtatshëm për realitetin politik shqiptar.

I ftuar në emisionin Log, Celibashi tha se ndonëse nuk ka një sistem që mund të cilësohet absolutisht si më i mirë apo më i keq, eksperienca e Shqipërisë me sistemin mazhoritar në zgjedhjet e viteve 2001 dhe 2005 tregoi se ai garanton qeveri më të qëndrueshme dhe një përfaqësim më të larmishëm politik.

“Nuk ka një sistem zgjedhor të mirë apo për keq. Nisur nga realiteti politik unë personalisht parapëlqej sistemin mazhoritar por kjo s’do të thotë se ky është më i mirë për Shqipërinë, sistemi i 2001 dhe 2005 ishte më i mirë, siguronte qeveri më të qëndrueshëm dhe pluralizëm të përfaqësimit në Kuvend dhe të partive të vogla të cilët në sistemin mazhoritar nuk kanë mundësi të marrin deputet”, tha Celibashi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular