HomeKronikeAksident i rëndë në aksin Qafë Mali-Fierzë, automjeti bie 300 metra në...

Aksident i rëndë në aksin Qafë Mali-Fierzë, automjeti bie 300 metra në humnerë! Mbetet i bllokuar brenda mjetit shoferi

Advertismentspot_img

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Qafë Mali – Fierzë, pranë zonës së njohur si “Shkëmbi i Dardhës”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 300 metra poshtë në një humnerë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, policia dhe autoambulanca, të cilët po punojnë për shpëtimin e drejtuesit të mjetit.

Mjeti është lokalizuar nga zjarrfikësit dhe banorë të zonës, të cilët kanë qenë ndër të parët që kanë reaguar.

Burime nga terreni bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit ndodhet ende gjallë dhe paraqet shenja jete, por nxjerrja e tij po vështirësohet për shkak të terrenit të thyer dhe errësirës.

Operacioni i shpëtimit vijon ende në kushte të vështira, ndërsa autoritetet po hetojnë për rrethanat e aksidentit

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular