Ish-kandidati i PD-së për zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Tiranë, Roland Bejko, i ftuar në Abc News theksoi se Partia Demokratike nuk ka asnjë shans të fitojë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Ai theksoi se kjo është arsyeja se pse Sali Berisha nuk ka ndonjë interes që të mbanë zgjedhjet në Bashkinë më të madhe të vendit
“Berishës nuk i intereson që të ketë zgjedhje në Tiranë. Shanset i ka zero për të marrë Bashkinë e Tiranës, ndërsa PS është e organizuar dhe ka ende atë entuziazmin e zgjedhjeve të përgjithshme. Kanë entuziazëm, sepse janë në pushtet. Berisha në historinë e tij nuk është dalluar si perona që respekton ligji dhe Kushtetutën. Ai nuk respekton as statutin e partisë. Ai nuk fiton dot”, tha ai.
Ai komentoi dhe dyshen tjetër të aktorëve politikë, si Agron Shehaj dhe Adriatik Lapajn, të cilët janë shprehur se do të mbështesin kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.
Sipas tij, ata braktisën elektoratin e tyre dhe po dëshmojnë se me marrëveshjen e fundit për Bashkinë e Tiranës konfirmuan se janë “instrumente” të kontrolluara nga Sali Berisha.
“Si Shehaj, si Lapaj, këta kanë qenë instrumente në duart e Berishës të nxjerra para zgjedhjeve. Me qëllim që të gjithë ata fluks votash që ishin anti-Berishë, të binin në duar të kontrolluar, Para zgjedhjeve thanë se ne jemi parti të reja dhe përfaqësojmë vizion të ri, duke refuzuar ofertën e Sali Berishës, ndërsa disa muaj më vonë ata u ulën dhe bën marrëveshje. Sali Berisha ia dogji kandidatin Shehajt”, tha ai.
Analisti Bejko theksoi më tej se Florjan Binaj nuk është kandidat i pavarur, siç pretendon opozita.
“Të thuash se Florjan Binaj është i pavaruar, këtë s’e pranon njeri. E shoh krejt të pashpresë. Nuk është i provuar dhe nuk e dimë sa aftë është të menaxhojë bashkinë e Tiranë”, tha ai.