HomeBota“Çmimi Nobel për Trump”- Festime në Gaza dhe Izrael pas arritjes së...

“Çmimi Nobel për Trump”- Festime në Gaza dhe Izrael pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e pengjeve

Advertismentspot_img

Ka pasur festime në Gaza dhe Izrael pas arritjes së një marrëveshje për t’i ndaluar përkohësisht luftën dhe për të realizuar lirimin e pengjeve dhe të të burgosurve palestinezë.

Në qytetin Khan Younis të Gazës, qytetarët dolën në rrugë duke kërcyer dhe duartrokitur, ndërsa atmosfera e festës përfshiu edhe Tel Avivin, ku në “Sheshin e Pengjeve” u mblodhën familjarët e të rrëmbyerve dhe mbështetës të tyre. Të pranishmit brohoritën “Çmimi Nobel për Trump”, në shenjë falënderimi për ndërhyrjen e presidentit amerikan që ndërmjetësoi marrëveshjen, raporton Sky Neës.

Familjet e atyre që ende mbahen peng u panë duke festuar mes këngëve, lotëve dhe përqafimeve, të prekur thellë nga lajmi se të afërmit e tyre mund të kthehen së shpejti në shtëpi.

Einav Zangauker, nëna e pengut Matan Zangauker, u shpreh e emocionuar për mundësinë që i biri të lirohet së shpejti, duke theksuar shpresën e madhe që ky zhvillim i sjell familjes së saj.

festimet arritja e paqes gaza hamas izrael (1)
festimet arritja e paqes gaza hamas izrael (2)
festimet arritja e paqes gaza hamas izrael (3)
festimet arritja e paqes gaza hamas izrael (4)
festimet arritja e paqes gaza hamas izrael (5)
festimet arritja e paqes gaza hamas izrael (6)
festimet arritja e paqes gaza hamas izrael (7)
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular