HomeAktualitetKrijohet Futboll Club Triumph Kamza, Rakip Suli firmos me Andi Lilën. Flasin...

Krijohet Futboll Club Triumph Kamza, Rakip Suli firmos me Andi Lilën. Flasin kryebashkiaku dhe ish-futbollisti i Kombëtares

Advertismentspot_img

Kamza, do të ketë përsëri ekipin e futbollit. Kryetari i Bashkisë Rakip Suli është i vendosur që ti kthejë qytetit atmosferën që të sjell sporti e veçanërisht futbolli ndaj përmos mjaft punëve të mira në infrastrukturë në të gjitha fushat, rëndësi të jashtëzakonshme po i jep edhe jetës sportive. Pas inaugurimit të punimeve për stadiumin e ri, Rakip Suli njoftoi sot për qytetarët sportdashës që është krijuar skuadra e qytetit dhe këtë njoftim e bëri në rrjetin social Facebook dhe mediat e pranishme teksa ai shkruan –“Gjatë prezantimit të skuadrës të qytetit tonë, “T-Kamza”, së bashku me Z. Andi Lila , për të nisur një kapitull të ri sportiv për qytetin tonë. Ndeshja e parë e ekipit do të zhvillohet më 18 Tetor kundër “FC Shkodrës” në Shkodër. I urojmë shumë suksese ekipit dhe një sezon plot emocione për të gjithë tifozët! Pas firmosjes së marrëveshjes me z. Andi Lila për ngritjen e ekipit sportiv, sot u bë prezantimi i ekipit “T-Kamza”! I urojmë shumë suksese djemve tanë, me besim se do të përfaqësojnë me krenari qytetin tonë”. Një prej emrave më të dashur të futbollit shqiptar e më gjerë, Andi Lila, ka arritur marrëveshje me bashkinë Kamëz, duke marrë në dorë administrimin e Futboll Klub Kamzës që tashmë do të harmonizohet me modelin e suksesshëm të Akademisë Triumph. Tashmë gjithçka është zyrtarizuar gjatë një ceremonie të zhvilluar në kompleksin e Triumph Academy, ku drejtuesi i kësaj akademie, Andi Lila dhe kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, i cili i ka dhënë jetë këtij projekti shprese për futbollin, jo vetëm për Kamzën por edhe për sportin më të dashur të shqiptarëve.
F.C. Triumph Kamza në këtë mënyrë do ti shtohet përsëri hartës së futbollit, ndërtuar mbi një projekt ambicioz të dy palëve, që do të shoqërohet me investime reale duke filluar nga ndërtimi i një skuadre për Kategorinë e Tretë me ambicien për ta ngritur sa më shpejt aty ku edhe ka qenë, më kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar. Lila dhe Suli gjatë prezantimit, folën për ambicie të shpejta, duke e konfirmuar serioz projektin e ri, që do të plotësohet shumë shpejt me stadiumin e ri që pak ditë më parë e lajmëroi vetë kryeministri Rama, projekt që ka hedhur rrënjë më Valias dhe pritet që brenda pak muajve të jetë në dispozicion të ekipit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular