Gjykata Kushtetuese ka pezulluar sot, 9 tetor, dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.Sipas gazetares së Tv Klan, Elja Zotka, gjykata ka vendosur njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në bashkinë Tiranë.
Polemikat kanë qenë të shumta për bashkinë më të madhe në vend, pas shkarkimit të Veliajt, më 25 shtator 2025.
Ai e ankimoi vendimin e Këshillit të Ministrave, duke e cilësuar të paligjshëm dhe antikushtetues. Argumentoi se neni 62, të cilit iu referuan në propozimin për shkarkimin e tij, se nuk është paraqitur prej 3 muajsh në detyrë, nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës.
Sipas ish-kryebashkiakut ai nen përcakton se shkarkimi nga Këshilli i Ministrave mund të bëhet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.Pavarësisht se Veliaj bëri ankimimin në Kushtetuese, Presidenti doli me dekret për gjashtë bashkitë, përfshirë Tiranën,Tanimë, pritet të shohim çfarë do të ndodhë në seancën gjyqësore në fund të muajit, 9 ditë para datës zyrtare për pesë bashkitë e tjera.