Bashkia e Tiranës nuk do të shkojë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme që përfshinin edhe kryeqytetin.
Në seancën e mbajtur të enjten, Kushtetuesja mor vendimin njëzëri të pezullojë dekretin e presidentit dhe të kalojë në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 të ankimit të Veliaj ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave që miratoi shkarkimin e tij nga detyra.
Një javë më parë avokatët e Erion e Veliajt depozituan në Gjykatë Kushtetuese 2 ankime, i pari për rrëzimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e Veliajt, dhe një ankimim të dytë pas Presidenti Begaj dekretoi 9 nëntorin për zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën.
Këshilli i Ministrave shkarkoi Erion Veliajn si kryebashkiak i Tiranës më 25 shtator, 2 ditë pas votimit në Këshillin Bashkiak të Tiranës të kërkesës së PS për shkarkimin e tij nga detyra.