HomeKulture“Në emër të gjakut" e Ahmet Prençit, ky libër, një mundësi reflektimi...

“Në emër të gjakut” e Ahmet Prençit, ky libër, një mundësi reflektimi për këdo që zgjedh rrugët e gabuara duke cënuar jetën e tjetrit

Advertismentspot_img

Nga Gilma Bajramaj
Libri “Në emër të gjakut” i Ahmet Prençit është i strukturuar në formë tregimesh dhe novela me ngjarje reale nga një periudhë e historisë sonë shoqërore . Një dëshmi e gjallë mbi të cilën brezi i lindur pas 1997 fare pak ka dëgjuar për këtë atmosferë të trishtë e tragjike.

Në emër të kujt dhe pse?

Ç’farë mund të bëjë një qënie njerëzore në ëmër të gjakut?

Tregime si “Në emër të gjakut” , “Masakra e Romëve” “Pallati Presidencial që nuk ra”,novela “Ditari i Marsit të mbrapshtë”, janë dëshmi e një realiteti të hidhur të cilin shumë shkrimtarë e kanë shmangur por kurrsesi të fshihet nga kujtesa e një shoqërie.

Të shkruash për Shqipërinë e vitit 1997 është një përgjegjësi tejet e madhe. Si të nisësh një fjali, me pas një paragraf, e te strukturosh mrekullisht nje tregim a novelë. Autori ka zgjedhur të jetë një rrefyes real i të gjitha ngjarjeve të cilat i ka përjetuar kur ishte në detyrë por edhe histori reale të rrëfyera nga miqtë a kolegë.

Kishte rënë shteti, institucionet ligjvënëse por edhe modeli i një shoqërie e cila shquhej për qëndresat heroike, lufta me pushtuesit dhe mbrojtja e idealeve për të ruajtur fort konceptin e familjes, gjakut dhe shoqërisë. Janë pikërisht po ajo shoqëri ku në momentin e parë që ligji bie, rrënohen konceptete më të shenjta. Prindërit tanë, pa shtet, pa udhëheqës, pa shtëpi. Asnjëri prej tyre nuk kishte një shtëpi sepse oazi i paqes që të dhuron shtëpia dhe familja ishte shkatërruar nga plumbat famëkeq.

Si mund të lexosh tregimin e familjes Dardha e të mos zhvendosesh në ato kohë, ku idealet për familjen e sigurtë kishin rënë.

-Na mbaroi shtëpia,-tha njëri prej tyre me zë të thyer.-Shtëpia jonë s’ka më oxhak , as zë, as jetë.

Të humbësh një anëtar të familjes sepse armët tani ishin në duar të uritura për gjak, dhe të dënohesh sepse je grua dhe e bukur në kohë lufte. Të vritesh sepse mbron familjen, pronën, detyrën dhe vlerat e tua ishte e pamundur.

Sa arrin vallë të mbajë një shoqëri e shtypur, një shoqëri e cila harroi kombin ?

Të ishe nga Tirana në një qytet të jugut apo në veri, tashmë ishe i huaji, i keqi, shënjestër për tu vrarë. Asgjë se bindte dot shqiptarin e Shqipërisë që ishte po i ai njeri si një vit më parë. Urrejtja po triumfonte mbi jetën, mbi shoqërinë, kombin dhe edukimin.

Kjo ishte Shqipëria e vitit 1997 ku gjithësecili prej nesh duhet të dijë rreth saj për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e kësaj marrëzie kolektive.

Një komb pa shtet, një komb që harroi vlerat atdhedashëse për të fituar lirinë dukë vrarë brenda gjakut. Le të jetë ky libër mundësi reflektimi për këdo që zgjedh rrugët e gabuara duke cënuar jetën e tjetrit.

Tanimë është koha që në emër të gjakut shqiptar të krenohemi nëpër botë me histori suksesi !

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular