HomePolitikePD po mbledh firmat, ja mesazhi për strukturat/Binaj: S'do të dal në fushatë...

PD po mbledh firmat, ja mesazhi për strukturat/Binaj: S’do të dal në fushatë me Berishën dhe liderët opozitarë. Flet për fotot me Ramën dhe Veliajn

Advertismentspot_img

Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh tek strukturat e saj, duke u kërkuar që të angazhohen në mbledhjen e firmave për të mbështetur Florian Binajn si kandidat në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Në këtë meazh udhëzohen për hapat dhe afatet që duhen ndjekur, si edhe që firmat duhet mbledhur sipas formatit Model-KQZ-04-01. Më tej shkruhet se puna për mbledhjen e firmave duhet të nisë urgjent pasi afatet kohore janë shumë të ngushta.

PD ka vendosur ta mbështesë, duke i kërkuar anëtarëve të saj të kontribuojnë në mbledhjen e firmave të nevojshme për regjistrimin zyrtar të kandidaturës.

MESAZHI:

Pershendetje te nderuar

Me poshte gjeni hapat dhe afatet per regjistrimin e kandidateve te pavarur.

KANDIDAT I PAVARUR

Firmat duhen mbledhur sipas formatit Model-KQZ-04-01 bashkelidhur.

Kujdes:

1 Formulari mbushet me shkronja KAPITALE vetem nga zgjedhes qe votojne ne ate zone zgjedhore;

2 Per cdo zgjedhes qe mbush formularin duhet edhe kopje e kartes se identitetit;

3 Formularet me firmat duhet te plotesohen para dates 19 tetor 2025.

Per Bashkine TIRANE duhen mbledhur 7700 firma dhe Kopje Karta ID.

KZAZ

ZAZ me numer cift kane kryetarin ne Komisionin Zonal te Administrimit te Zgjedhjeve dhe ZAZ me numer tek kane Sekretarin i cili duhet te jete jurist.

Ju lutem te dergoni brenda dites se sotme emrat e anetareve te KZAZ (banore te Bashkise Tirane) me kopje te diplomes, Certifikate Personale dhe Formularet e Konfliktit te interesit (Model KQZ-4-31 dhe Model KQZ-4-32 bashkelidhur) per anetarin e KZAZ.

Duhet filluar puna urgjent per mbledhjen e firmave pasi afatet jane shume te ngushta.

Binaj, i njohur për publikun si aktor dhe aktivist qytetar, është vetëshpallur kandidat i pavarur për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet, proces që u pezullua sot përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese, pas kërkesës së ish-kryebashkiakut Erion Veliaj.

Florjan Binaj, në një interistë për Grida Dumën, në Top Channel, tregoi se pse kishte vendosur të kandidonte për Bashkinë e Tiranës.

Aktori dhe moderatori i njohur e tha hapur se kryedemokrati Sali Berisha dhe opozitarët e tjerë nuk zgjodhën asnjë kandidat dhe në këto kushte vendosi të provonte për të qenë përfaqësuesi i qytetarëve në nivel lokal.

I ftuar në “Top Story”, Binaj u shpreh: “Dua ta filloj me një falënderim që unë u riktheva në këtë shtëpi që kam rilindur artistikisht. Që kur kam qenë fëmijë kam dashur të vendos drejtësi gjërave. Kam ngrënë edhe dru ndonjëherë. Angazhimi im ka qenë gjithmonë, edhe pse jo gjithmonë i dukshëm. Grupi im shoqëror dhe familja më thonin gjithmonë, se pse unë nuk e provoj”, tha fillimisht ai.

Më tej shtoi: “Kushtet e deshën që në këto ditë të merrja një vendim aspak të lehtë sepse mban shumë përgjegjësi. Prisja që rrethi im të thoshte: Ç’pate? Por në fakt të gjithë po më thonin që ishte gjëja e duhur në momentin e duhur. Sepse partitë opozitare hapën krahët në një farë mënyre sepse e lanë sheshin e valles bosh. Unë dola që të ndizja edhe tek të tjerë që të kishte sa më shumë opsione. Ka ardhur koha që qytetari të jetë për qytetarin”.

Më tej, Binaj dha dhe një deklaratë të fortë, ai tha se po kandidon si kandidat i pavarur dhe nuk do të dalë në takime me qytetarët me Sali Berishën dhe me asnjë nga liderët e tjerë opozitarë.

Binaj theksoi se nuk ka biseduar me Sali Berishën, por pohoi se do të pranojë ekipet e tyre për ta ndihmuar në fushatë, por theksoi se kandidon si i pavarur dhe kërkon votat e qytetarëve te Tiranës, si të djathtë, ashtu edhe të majtë.

“Unë nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën, por qytetarët e Tiranës. Nuk i ndaj sipas ngjyrave të partive, nëse ajri është i pastër është i pastër për të gjithë. Nëse ka trafik ka për të gjithë.

Edhe pasi jam zgjedhur nuk kam folur me Berishën me asnjë, nga opozita. Nuk u shpalla kandidat për të pritur më pas mbështetjen. Ka qenë Adriatik Lapaj ai i cili më ka marrë në telefon i pari, më tha shiko mos është kamera e fshehtë. Më pas më tha ne të mbështesim, më tha nëse jemi ne të vetit, me ju i thash. Më pas të nesërmen ka reaguar Sali Berisha, me mbështetjen e tij.

Unë nuk kam folur me Berishën ende. Nuk do të dal me asnjë kryetar në fushatë as me Berishën.

Nuk do të shoqërohem në fushatë, i kam kërkuar të sjellin grupe pune, por me asnjë kryetar partie opozite. Edhe tek fleta e votimit do të jetë kandidat i pavarur, do e kërkojmë në KQZ këtë”, tha Binaj.

Pas reagimit në rrjetet sociale, ku Florjan Binaj tregoi se do të kandidonte në Bashkinë e Tiranës, kritikët nisën të shpërndanin fotografitë e tij me Edi Ramën dhe Erion Veliajn të bëra vite më parë në dy aktivitete të ndryshme.

Ai shpjegoi të dyja fotografitë, madje duke u ndalur në disa detaje pikante.

Florjan Binaj tregon historinë pas fotove me Ramën dhe Veliajn para 10

“Kjo foto (fotoja me Edi Ramën) është shkrepur në një aktivitet të FRESSH. Në atë periudhë, thonin që Rama ishte e vetmja zgjidhje që mund ta shpëtonte vendin, në 2013. Duke qenë se e imitoja, bëra një skeç dhe në fund bëra një lidhje me daljen e parë në Fiks Fare, që të më përzinte më dha një mandarinë, e më pas kur e kam takuar sërish i dhashë një portokall. Takimi i fundit ka qenë në vitin 2015-të në festën e Digitalb. Që në atë kohë as nuk e kam takuar më dhe as nuk kam folur më. Unë u zhgënjeva si të gjithë me atë që ndodhi”, tha fillimisht ai.
I pyetur më pas për fotografinë për Veliajn, Binaj u shpreh:

Florjan Binaj tregon historinë pas fotove me Ramën dhe Veliajn para 10

“Me Veliajn janë fotot në 2014 ose 2015. Nuk e mbaj mend mirë. Ka qenë një rast që ka qenë shumë i bukur për t’u treguar. Më merr një zonjë në telefon dhe më thotë që punon tek zyra e pritjes së moshës së tretë… ne organizojmë mbledhim ushqime dhe më fton të bëjmë një takim me ta. Shkoj atje takoj pleq, gëzimi madh, përqafime, njëri prej tyre më ngjasonte me gjyshin. Teksa i shërbeja pleqve shoh një hije që vlen shpejt, e thotë “Lal shkrepe shpejt”, dhe nuk dija si të reagoja. Nuk e dija që ishte aktivitet i Veliajt, çfarë duhet të thoja, duhet t’i thoja pleqve që hiqni çapën e bukës se erdhi ky. Veliaj në atë kohë nuk ka qenë kështu, që nga ajo kohë ne nuk kemi qenë më bashkë”, u shpreh Bina

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular