HomeRajoniPresidentja Osmani: FSK-ja, forcë që nderon flamurin dhe frymëzon kombin

Presidentja Osmani: FSK-ja, forcë që nderon flamurin dhe frymëzon kombin

Advertismentspot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar suksesin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në garën ndërkombëtare ushtarake “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, ku është dekoruar me Medaljen e Argjendtë në mesin e 118 ekipeve nga mbarë bota.

“FSK-ja, Forcë që nderon flamurin dhe frymëzon kombin! Forca e Sigurisë së Kosovës ka shkëlqyer në një nga garat më të vështira ushtarake në botë, ‘Cambrian Patrol’ në Mbretërinë e Bashkuar, duke u dekoruar me Medaljen e Argjendtë në mesin e 118 ekipeve nga mbarë bota,” ka shkruar Osmani në rrjetin social në Facebook.

Sipas Osmanit, ekipi nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë tregoi disiplinë, qëndrueshmëri dhe përkushtim shembullor, “duke e vendosur emrin e Kosovës në piedestalin e nderit ndërkombëtar”.

“Me FSK-në, Kosova e fortë dhe krenare gjithnjë!”, ka përfunduar presidentja Osmani.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular