HomeKultureShkrimtari Shefqet Meko vjen te lexuesi me romanin e ri “Nishani”

Shkrimtari Shefqet Meko vjen te lexuesi me romanin e ri “Nishani”

Advertismentspot_img

Shefqet Meko vjen te lexuesi me romanin e ri “Nishani”. Ai prej dekadash jeton në Amerikë, por krijimtarinë e vet e ka kthyer në një urë shpirtërore me Shqipërinë. Librat e Mekos si “Saga përtej Atlantikut”, “Viza Amerikane”, “Rënia” e tashmë “Nishani” janë neurone letrare që përcjellin realitete përballë njëri-tjetrit me një oqean në mes. Meko mbetet shkrimtar i dy kohëve që “vrapojnë” bashkë me autorin!

Darina, është në të gjashtëdhjeta e saj. Që në krye ajo na shfaqet e tronditur nga një e fshehtë e llahtarshme, të cilën e merr vesh rastësisht nga e vjehrra. Shkak për këtë bëhet nishani që ka në shpinë. Aty zë fill gjithçka. Bota e saj përmbyset, por ajo mëson të ringrihet. Është vetëm. Nuk ka me kë ta ndajë atë që mëson: prindërit dhe i shoqi nuk jetojnë më, vajzat binjake janë në Amerikë. Vetëm ajo dhe e vjehrra kanë mbetur në vilën e madhe. Shpresa se mos fjalët e plakës janë lajthitje e moshës, shuhet nga rrethana të çuditshme që qartësojnë çdo dyshim. Pavarësisht nga ato që mëson, Darina qëndron e ftohtë me nënën e burrit dhe mezi pret vdekjen e plakës, pasi për shkak të saj nuk mund të shkojë te vajzat në Amerikë, por edhe e sheh si mënyrën më e sigurt për të varrosur misterin që i rrëfeu. Enigma e nishanit do ta ndryshojë krejtësisht jetën e saj dhe do ta përfshijë në të tjera të papritura që do ta shoqërojnë edhe në Amerikë. @shefqetmeko #shtepiabotuesemediaprint#unelexoj#libra#botimiri#blionline

Autori: Shefqet Meko

Çmimi: 1200 lekë

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular