Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të enjte një video në rrjetet sociale, nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.
“Vijojmë” shkruan Rama krahas videos ku shihet se si janë çmontuar strukturat metalike të lokaleve të ndryshme në kryeqytet, të cilat kishin zaptuar hapësirat publike.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri ndan pamje nga prishja e objekteve pa leje, apo shembja e të gjitha atyre strukturave që kanë zënë hapësirat publike me qëllime përfitimi, kryesisht këtu përfshihen lokalet.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike i quajtur “Rilindja Urbane 2.0” nisi në muajin korrik dhe është shtrirë në mbarë vendin. Madje, qeveria ka ngritur edhe një aplikacion, “Hapësira Ime”, ku qytetarët mund të raportojnë rastet e zënies së hapësirave publike.