Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Tirana do të mirëpresë Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian–Ballkani Perëndimor) më 13–14 tetor.

Rama shprehet se kjo një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.
Gjithashtu thekson se është hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë.
Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e parë të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një event i cili bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.
Ky forum, i mbështetur nga Komisioni Evropian, synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).
Më poshtë do të njiheni me agjendën e këtij eventi.
Data 13 tetor 2025
11:00–12:00 Mbërritja dhe takimi
12:00–12:55 Ceremonia e hapjes
12:55–13:10 Ceremonia e nënshkrimit në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes Ursula von der Leyen
13:10–14:15 Dreka
14:15–15:45 Paneli Kryesor – Mundësitë e investimit në Ballkanin Perëndimor 6 në kontekstin e ri gjeopolitik
15:45–15:55 Nënshkrimi i Fondit të Rritjes së Gjelbër
15:55–16:15 Pushim
16:15–17:45 Paneli Kryesor – Investimet në Ballkanin Perëndimor6 si një Burim i Ri i Konkurrueshmërisë dhe Potencialit të Rritjes
17:45–18:00 Përfundime dhe Vërejtje
Data 14 tetor 2025
08:45–09:15 Mbërritja dhe kafeja e mirëseardhjes
09:15–09:30 Përmbledhje e ditës së parë të konferencës dhe prezantim i ditës së dytë
09:30–10:30 Prezantimi i projekteve për prodhimin dhe lëndët kritike
10:30–11:00 Pushim
11:00–12:00 Prezantimi i projekteve për energjinë
12:00–12:45 Hackathon
12:45–14:00 Dreka
14:00–15:00 Prezantimi i projekteve për dixhitalizimin
15:00–15:15 Pushim
15:15–16:15 Prezantimi i projekteve për bioekonominë
16:15–17:15 Prezantimi i projekteve për Mikpritjen dhe Ekonominë Rrethore
17:15–17:30 Përfundim dhe Vërejtje







