Në Sport News në News 24, ish-lojtari i kombëtares, Lorik Cana u shpreh se e ardhmja e Silvinjos nuk duhet të varet nga ndeshja Serbi-Shqipëri. Sipas tij, vlerësimi duhet të bëhet në fund të edicionit.
“Nuk besoj se ka për të patur një ndryshim në krye të ekipit kombëtar. Duhet parë se si do përfundojë ky edicion, për të vendosur më pas. Në ndeshjen e parë nuk u pa ndonjë diferencë e madhe. Vërtet ajo ndeshja e parë nuk e kishte atë tensionin, por le të shikojmë nga një aspekt tjetër.
Serbia nuk është në ditën më të vështirë, mund të themi se s’është në ditë të mirë. Ndeshja nesër është e hapur, 50-50. E shikoj një avantazh nga ana e tyre sepse luajnë për dy rezultate. Ne kemi gabuar ndaj Letonisë. Sa i takon dëshirës për fitore, do jetë e njëjtë për të dyja skuadrat”, tha ai.