Juljan Shehu ishte një nga më të mirë në fushë, në fitoren minimale ndaj Serbisë. Pas ndeshjes, mesfushori foli për Klan Kuqezi në Tv Klan, ku u shfaq shumë i lumtur.
Ai tha se kjo është dita më e lumtur e jetës së tij.
“Më në fund ia dolëm. Dita më e lumtur e jetës sime. Besoj e gjithë Kombëtares. I falënderoj të gjithë për mbështetjen. Jam shumë i lumtur që kemi bërë shqiptarët të lumtur. Sot të festojë e gjithë shqiptaria.
Jam i lumtur që ndihmoj ekipin. Unë nuk jam sulmues për të ndihmuiar me gol. Por jap maksimumin për topat e dytë”, deklaroi Shehu.