HomeSocialeVIDEO/Një motër heroinë, momenti kur 10-vjeçarja shpëton për mrekulli vëllanë e vogël...

VIDEO/Një motër heroinë, momenti kur 10-vjeçarja shpëton për mrekulli vëllanë e vogël nga mbytja me…

Advertismentspot_img

Dy vëllezërit e motrat po e filmonin lojën e tyre, ku shihen duke kërcyer dhe qeshur, duke mbajtur karamele në gojë.

Por papritmas, 7-vjeçari ndalet, duke mbajtur gjoksin dhe duke u përpjekur më kot të marrë frymë, ndërsa karamelja i është ngulur në fyt.

Pa humbur kohë, motra e tij 10-vjeçare vrapoi drejt tij, e goditi fort në shpinë dhe pastaj kreu manovrën e “Heimlich-ut”, duke arritur t’i hiqte karamelet dhe ta sillte përsëri në jetë. Logan u shpëtua fjalë për fjalë në minutën e fundit. Ngjarja ndodhi në Teksas të SHBA-ve.

Videoja, e cila kapi të gjithë skenën, u publikua nga policia e Lavonit në SHBA, e cila e lavdëroi vajzën e vogël për qetësinë dhe njohuritë e saj. Siç doli, Leah e kishte mësuar manovrën Heimlich përmes kurseve të ndihmës së shpejtë si dado dhe nga nëna e saj, e cila punon në departamentin lokal të policisë.

Nëna e fëmijëve, Heather James, i tha NBC News:

“Ishte e vështirë ta shihja videon,” tha ajo emocionalisht, duke shtuar: “Sado që më dhemb zemra ta shoh, jam shumë krenare për të”.

Heather, e cila është pjesë e departamentit të programeve speciale të Departamentit të Policisë së Lavonit dhe jep kurse shpëtimi, shpjegoi se ishte në kuzhinë kur ndodhi incidenti.

Vajza e saj vrapoi menjëherë ta informonte, ndërsa Logan i vogël, pasi e kuptoi se sa i rrezikshëm ishte momenti, “u betua se nuk do të hipte më kurrë në trampolinë me karamele në gojë”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular