Kombëtarja e Shqipërisë tashmë mund të ëndërrojë, për të shkuar në Botërorin e vitit të ardhshëm. Kuqezinjtë triumfuan 1 me 0 përballë Serbisë në Leskovac, ndërsa aktualisht mbajnë vendin e dytë që të dërgon në “play-off”.
Goli i Rei Manajt në pjesën e parë i emocionoi të gjithë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe trajneri i Kombëtares, Silvinjo, u takuan në tunelin e stadiumit që të dërgon te dhomat e zhveshjes.
Pamjet u bënë virale mbrëmë. Vetë Duka zbuloi në një intervistë pas ndeshjes se kishte përlotur bashkë me trajnerin brazilian. (VIDEO)
Sfida e radhës për Shqipërinë do të jetë miqësore. Takimi me Jordaninë është programuar më 14 tetor në “Air Albania”.