HomePolitike"Dje thoshit që Lapaj dhe Shabani janë paterica të Ramës, pse e...

“Dje thoshit që Lapaj dhe Shabani janë paterica të Ramës, pse e drodhët?”/ Flamur Noka: Na bashkon lufta kundër Narcos-it

Advertismentspot_img

Flamur Nokës, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, iu vu në dukje retorika që është përdorur më herët ndaj atyre që sot janë aleatë të Partisë Demokratike.

“Agron Shehaj, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani janë konsideruar nga zyrtarë të lartë të PD-së si paterica të qeverisë. I qëndroni sot atyre retorikave apo keni ndryshuar qëndrim?”, pyeti gazetari Andrea Danglli.

Noka u përgjigj: “Sot kemi Narcos-in përballë dhe për t’u bërë bashkë kundër tij kemi bërë negociata. Rëndësi ka që të përballemi me Narcos-in që është rreziku i vetëm i Shqipërisë. Nuk ka tjetër prioritet”.

Noka më tej theksoi se “vota e lirë është ajo që i ndan të gjitha”.

“Instituti i Vjenës ka përcaktuar se Shqipërisë i duhen 100 vjet për të arritur infrastrukturën e Evropës, duhen 60 vite që standardi i sotëm i Europës të kapet nga Shqipëria. Ky është halli që ka Shqipëria dhe që duhet diskutuar. Është vendi më i varfër dhe më i shpopulluar nga Narcos-i, por në ekrane flitet nëse PD-ja do të dalë me pantallona të kuqe apo blu”, u shpreh Noka.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular