Trafik në aksin Durrës-Tiranë dhe radhë të gjata mjetesh, duke penguar qarkullimin për shkak të bllokimit të autostradës.
Bllokimi i segmentit të autostradës Vorë-Maminas pasditen e sotme ka bërë që në aksin dytësor të krijohet trafik kilometrik.

Konkretisht, nga kryqëzimi i Budullës ( afër Fushë-Krujës), e deri në Maminas, vargu i mjeteve ka qenë i pandërprerë për rreth 15 kilometra.