HomeEkonomiMakinat elektrike, FSHU: Tarifë 22 lekë/kWh për pikat e karikimit dhe familjarët...

Makinat elektrike, FSHU: Tarifë 22 lekë/kWh për pikat e karikimit dhe familjarët me fuqi mbi 11 kW

Advertismentspot_img

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka kërkuar që një kategori abonentësh që ka ardhur në rritje në vend të trajtohen me çmim të diferencuar për të përmirësuar balancën financiare të kompanisë që rishikoi në ulje çmimet konsumatorin në 0.4 vitin e shkuar.

Çmimi i propozuar për këtë kategori është 22 lekë/kWh për pikat e karikimit që sot paguajnë 14 lekë/kWh çka sjell një rritje rreth 57 për qind. Edhe për abonentët familjarë që kërkojnë rritje fuqie mbi 11 kW çka u mundëson atyre karikimin në shtëpitë e tyre përmes një pike të re apo rritje të asaj ekzistuese çmimi që propozohet është i njëjtë 22 lekë/kWh.

Në një kërkesë drejtuar Entit Rregullator të Energjisë që pritet të merret në analizë në mbledhjen e kësaj jave FSHU nënvizon se pesha e kësaj tipologjie konsumatori po vjen në rritje të vazhdueshme. Kërkesa për ERE është që kjo tarifë e re të hyjë në fuqi nga 1 nëntori 2025.

“Gjatë viteve të fundit, një tipologji e re konsumatori ka vijuar të zhvillohet në kohën e futjes në treg të makinave elektrike të cilat funksionojnë 100% me energji elektrike.

Nga analiza e treguesve teknik dhe konsumit specifik të konsumatorëve, në fillimet e instalimit të këtyre pikave/stacioneve të karikimit, konsumi dhe impakti i tyre në kostot e furnizimit nga FSHU sh.a. ka qenë në nivele të papërfillshme. Ndërkohë që nga viti në vit nr i pikave/stacioneve të karikimit ka vijuar të shtohet për arsye të rritjes së nr të makinave elektrike edhe konsumi i tyre ka ardhur në rritje, duke filluar si rrjedhojë krijimin e një tipologjie të re konsumatori” vlerëson FSHU.

Argumentimi i FSHU

Kompania nënvizon se nga analiza e treguesve financiar faktik të shoqërisë krahas atyre të planifikuar për vitin 2024, kosto e blerjes së energjisë dhe kosto transmetimit dhe shpërndarjes ka mbetur e pandryshuar dhe përgjithësisht shpenzimet operative kanë vijuar të jenë konstante. FSHU ka arritur të kryejë nominime edhe më të sakta nisur nga historiku i konsumit sipas kategorive të klientëve duke arritur të ulë koston e disbalancave të shkaktuar nga ndryshimet e energjisë së furnizuar/konsumuar nga ajo e nominuar sipas programeve respektive.

FSHU argumenton  se gjatë 8 mujorit të vitit 2025 kosto e disbalancave faktike ka patur një rritje domethënëse.

“Nga analizat e kryera mbi konsumin e realizuar dhe trendin e tij krahasuar me rritjen e numrit të konsumatorëve për 8 mujorin 2025, edhe pse numri i konsumatorëve nuk ka pësuar një rritje mbi atë të parashikuar, konsumi për kategorit të caktuara të klientëve që furnizohen nga FSHU ka patur një rritje jo konstante krahasur me trendin historik. Kategoritë të cilat kanë patur rritje të konsumit i përkasin konsumatorëve jofamiljar si vijon: Industri; Tregti dhe shërbim ; Buxhetor

Propozimet për tarifë të re

“Nisur nga këto rrethana, për nevoja të rikuperimit të kostove të shkaktuara nga pikat/stacionet e karikimit të makinave elektrike, vlerësojmë se tashmë ka ardhur momenti i krijimit të një kategorie të re konsumatore si dhe përcaktimit të çmimit të shitjes së energjisë elektrike për qëllime të karikimit të makinave elektrike duke alokuar kostot e shkaktuara të identifikuara deri më tani mbi kostot konstante dhe të parashikuara sipas trendeve historike të konsumatorëve jo familjar.

Meqënëse në tërësi elementet për llogaritjen e çmimeve të konsumit që furnizohen nga FSHU pritet të mos ndryshojnë, vlersohet se rritja e kostove të disbalancave që krijohet nga karikimi i makinave elektrike dhe do të jetë element i shtuar në përllogaritjen e çmimit që mbulon kosto për furnizimin e me energji elektrike të konsumatorëve jo familjar që shërbehen prej FSHU të cilët aktualisht paguajnë një çmim prej 14 lekë/kWh.

FSHU kërkon të rekuperojë kostot që priten të shkaktohen në vijim nga kjo kategori konsumatorësh nëpërmjet çmimit të shitjes së energjisë elektrike për karikimin e makinave prej 22 lekë/kWh prej datës 1 Nëntor 2025 e në vijim duke mos ndryshuar çmimet aktuale të shitjes së energjisë elektrike në fuqi për kategoritë ekzistuese të konsumatorëve të lidhur në nivelin e tensionit 0.4 të cilët furnizohen prej shërbimit universal.

Nga aspekti teknik, furnizimi i makinave elektrike kryhet nëpërmjet pikave/stacioneve të karikimi të cilat kanë fuqi të instaluar në bazë të përdorimit pikave/stacioneve. Konsumatorët familjar apo jo familjar të cilët përdorin tipologji karikuesish slow charge (AC) për qëllime të karikimit të një makine elektrike për përdorim vetjak kërkojnë një shtesë fuqie apo pikë lidhje të re deri në një fuqi prej 11 kW, kjo bazuar edhe në kapacitet aktuale të karikimit në AC të makinave elektrike.

Ndërkohë që, për pikat/stacionet të cilat karikojnë pa ndërprerje me fast charge (DC) dhe njëkohësisht mbi një makine elektrike kërkojnë një fuqi shumëherë më të madhe.

Bazuar në aplikimet e kryera në OSSH nga abonentë familjarë dhe jo familjarë për shtesë fuqie apo pikë lidhje të re deri në një fuqi 11 kW për qëllime karikimi, propozohet që çmimi prej 22 Lekë/kWh të aplikohet edhe për të gjithë abonentët familjarë dhe jo familjarë me kapacitet të instaluar mbi 11 kW të cilët mund të shfrytëzojnë kapacitetin e lejuar për karikim mjetesh elektrike. Për abonentët me fuqi të instaluar deri në 11 kW do të aplikohen çmimet respektive në fuqi në bazë konsumi” thuhet në propozimin e FSHU.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular