HomeKultureNë pritje të Fest 64, shpallet lista e këngëve që janë përzgjedhur...

Në pritje të Fest 64, shpallet lista e këngëve që janë përzgjedhur për konkurrim

Advertismentspot_img

Mbrëmjen e sotme pritet të publikohet lista e artistëve që do të bëhen pjesë e edicionit të 64 të Festivalit të Këngës në RTSH.

Janë 120 materiale muzikore që janë dëgjuar dhe analizuar nga juria profesionale, në një proces përzgjedhjeje intensiv dhe mjaft të kujdesshëm.

Përveç emrave të njohur të muzikës shqiptare, në konkurrim janë paraqitur edhe artistë të rinj, të cilët kanë surprizuar me cilësinë dhe origjinalitetin e krijimeve të tyre.

Në një intervistë ekskluzive për RTSH, Drejtoresha Artistike e Festivalit, Elhaida Dani, tha se përzgjedhja e materialeve muzikore ka qenë mjaft e vështirë, kjo për shkak të prurjeve cilësore dhe larmishmërisë që ka pasur.

“Kemi pasur një prurje rekord, 120 këngë pothuajse, t’i rrumbullakos. Është një prurje që Festivali e ka parë rrallë herë. Listën se kush do të jenë fituesit dhe ata që do të garojnë në Festivalin e 64-të… Unë jam shumë e lumtur për emrat që kemi zgjedhur, juria dhe komisioni ka zgjedhur të jenë fituesit dhe besoj që edhe publiku do të jetë shumë kurioz dhe i lumtur të shikojë emrat që do të shpallen, sonte në darkë në RTSH dhe në të gjitha rrjetet tona sociale.

Përzgjedhja ka qenë shumë e vështirë, sepse siç e thashë, 120 materiale t’i ridëgjosh herë pas here, i kemi dedikuar ditë të tëra, t’i japim gjithsecilës këngë kohën që meriton për të mos marrë asgjë të mirëqenë dhe për të dëgjuar se çfarë ka të re këtë vit. Na kanë suprizuar disa emra të rinj, të cilët nuk e prisnim aspak të sillnin materiale aq të mira dhe aq të freskëta.

Tani ngelet artistit në skenë dhe Orkestrës së mrekullueshme të Festivalit të tregojnë sa të mira janë këngët dhe sa të mirë kemi qenë ne, në përzgjedhjen e këngëve”, tha Drejtoresha Artistike e Festivalit.

Komisioni ka përfunduar punën dhe sot në mbrëmje pritet të publikohet lista zyrtare e artistëve që do të garojnë në Festivalin e 64-të të Këngës në RTSH, një ngjarje që prej dekadash mbetet simbol i traditës muzikore shqiptare dhe porta hyrëse drejt Eurovisionit.

Edicioni i këtij viti vjen me një përzierje të stilit tradicional dhe modern, duke sjellë në skenë prurje të reja dhe shumë emocione artistike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular