Analisti dhe botuesi Nikollë Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh kundër vendimit të PD-së për të garuar në zgjedhjet e bashkisë së Tiranës me një kandidat të pavarur, siç e cilësojnë kandidaturën e Florian Binajt.
Ai tha do të donte që PD të kishte kandiduar mes tre kandidatëve dhe ai do të parapëlqente Ilir Alimehmetin. Sipas tij vendimi i PD-së tregon se PD është parapërgatitur për të humbur.
“Siç duket deri tani PD-ja ose ka bindjen që e humb ose nuk do që ta fitojë Tiranën. Mënyra se si punon PD-ja dhe gjetja e një klandidati që është aktor i nderuar, por unë them se duhej një kandidat nga PD-ja. Duhej Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku, ose Klevis Balliu.
Duhej një figurë politike. Zgjedhjet do të jenë nga mesi i dhjetorit, siç thotë Klosi dhe Krishtilindjet ta gjejnë Tiranën me kryetar bashkie.
Mesa duket edhe 31 tetori që është vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta rrëzojë kërkesën e Veliajt dhe presidenti do ta shpallë zgjedhjet. Një nga këto 3 figura do të ishte kandidati më i mirë për opozitën.
Nga këta tre që zgjedh unë nga PD, Alimehmeti do të ishte më i mirë.
Alimehmeti dhe Tabaku nuk pranuan, por PD duhet t’i kishte bindur. Fakti që nuk zgjodhën një nga këta të tre PD është e parapërgatitur për të humbur”- tha Lesi.