HomeKryesorePresidentja e KE: Në vitin 2026 do hiqen të gjitha tarifat e...

Presidentja e KE: Në vitin 2026 do hiqen të gjitha tarifat e roaming-ut mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian

Advertismentspot_img

Para nisjes të punimeve të forumit të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, kryeministri Edi Rama dhe presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Presidentja e BE-së ripërsëriti mesazhin se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian.  “Keni bërë përparim të madh. Prej 6 kapitujve negociuese, 5 janë tashmë të hapur dhe shpresojmë që grupi i fundit të hapet këtë vjeshtë. Presim mbylljen e negociatave brenda vitit 2027. Jeni plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.”

Von der Leyen u ndal edhe te bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

“Që të afrohemi me BE është që të bëjmë edhe një biznes të sigurt. Në të vërtetë dy vjet më parë ne lançuam planin e rritjes për B dhe parimi është ekonomia juaj ka fituar akses në tregon e përbashkët dhe investimeve të BE-së. Në këmbim ju zbatoni reforma kyç. Kjo është sesi marrin situatë të mirë në Ballkanin Perëndimor. Pra, dyert e sektorit të tregut të vetëm janë të hapura për kompanitë tuaja dhe tonat.

Qëllimi është të dyfishojmë ekonominë e Ballkanit Perëndimor gjatë kësaj dekade. Ne shohim se kjo ka nisur të japë rezultatet e saj. Dua të jap 3 shembuj.

Shembulli i parë është që ju keni bërë progres në reformat kyçe. Jam shumë e kënaqur të them dhënien e 100 mln eurove. Shqipëria është në rrugën e duhur për të aksesuar gjithë fondin në bazën e planit të rritjes. Ndërsa në total janë 1 miliard euro në dispozicion.

Kur folëm për projektin SEPE (Zona e Përbashkët Ekonomike Rajonale), ai dukej ambicioz. Sot, përfshirja e Shqipërisë në këtë projekt është një arritje konkrete.

Vitin që vjen do të hiqen të gjitha tarifat e roaming-ut mes Shqipërisë dhe BE-së. Kjo është një gjë shumë e mirë për biznesin, për turizmin dhe, veçanërisht, për të afruar popujt dhe njerëzit me njëri-tjetrin.

Shqipëria ka treguar një përkushtim të qartë ndaj integrimit europian. Sipas një studimi të fundit, 90% e qytetarëve shqiptarë do të votonin për anëtarësimin në BE, nëse do të mbahej një referendum sot”.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi progresin e deritanishëm të Shqipërisë në negociatat për anëtarësim, duke theksuar se vendi po avancon me ritëm të lartë drejt qëllimit strategjik të integrimit.

Sot zhvilluam një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku diskutuam mbi ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian  një proces që po ecën me mbarësi dhe me ritëm të lartë. Gjithashtu, u ndalëm te Plani i Ri i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili do të financohet nga Bashkimi Europian në funksion të thellimit të reformave. Në këtë drejtim, morëm një vlerësim shumë pozitiv dhe riafirmuam angazhimin tonë për të përmbushur me përpikëri të gjitha detyrimet që kemi marrë përsipër.

Diskutuam edhe për forcimin e bashkëpunimit dhe sigurisë në rajon, si një mundësi për t’u lidhur më ngushtë me BE-në në funksion të së nesërmes sonë të përbashkët.

Natyrisht, prekëm edhe çështjen e qëndresës së Ukrainës ndaj agresionit rus, dhe në këtë pikë ramë dakord të mbështesim pa asnjë rezervë Ukrainën.

Puna që po bëjmë për të çuar përpara negociatat me kapitujt nuk do të ishte e suksesshme, ashtu siç është tani, pa partneritetin e fortë me Komisionin Europian.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular