Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mikpritjes në Forumin e Parë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tiranë, u shpreh për një qasje të re të marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian dhe rajonit, duke e pozicionuar këtë të fundit si një hapësirë strategjike për zhvillim, inovacion dhe integrim të thelluar, me potencial për të kontribuar në ndërtimin e së ardhmes evropiane.
Në prani të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Rama e nisi me një ftesë të qartë për ta kthyer këtë forum në një traditë të përvitshme,
“Dua që ti bëj një falënderim të veçantë skuadrës suaj për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm për ta bërë realitet këtë gjë dhe sidomos drejtorit tuaj të përgjithshëm që ndau me ne mendimet e veta të mprehta për dobinë e një konference të tillë investimesh mes BE dhe BP. Konferencë që jemi të gatshëm ta kthejmë në një mbledhje të përvitshme, në një program gjithnjë e më ambicioz.Një konferencë që jemi të gatshëm ta kthejmë në një mbledhje të përvitshme, me një program gjithnjë e më ambicioz.”
Kryeministri Edi Rama shkëmbeu edhe batuta me presidenten e KE, Ursula Von der Leyen, së cilës i tha se në Tiranë do të gjejë më shumë diell, ushqim të mirë dhe më pak mërzi se në flluskën e saj në Bruksel.
“Faleminderit Ursula që u ktheve në Ballkanin Perëndimor për të na sjellë edhe më shumë lajme të mira, edhe më shumë detyra shtëpie, por edhe për të shijuar më shumë diellin, ushqim më të mirë dhe më pak mërzi se sa në flluskën tënde të të BE në Bruksel. ”, tha Rama.
Por përtej batutave, Rama foli për rolin e Ballkanit Perëndimor në të ardhmen e Evropës duke theksuar se “Ballkani Perëndimor nuk është oborri i pasmë i Europës dhe as lagjja e dorës së dytë. Por është horizonti i saj i ri – një horizont jo prej murresh dhe kufijsh, por horizont energjie dhe imagjinate.”
Ai e cilësoi rajonin si një vend ku Evropa mund të rigjejë vetveten se “Horizonti i energjisë dhe imagjinatës ku Europa mund të zbulojë oreksin e saj, dashurinë për jetën, paqen dhe të bërit bashkë.”
Rama theksoi se ky rajon, shpesh i etiketuar si “fuçia e barutit” e Evropës, po rritet dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së dhe ka potencialin për t’u kthyer në një laborator të së ardhmes.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në hapjen e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, ka deklaruar se rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të kthehet në një laborator për Europën, ku të provohet e ardhmja.
“Nuk duhet shumë shkencë për të kuptuar që Ballkani Perëndimor mund të bëhet laboratori i Evropës, për të testuar dhe për të provuar të ardhmen. Le të themi troç: Europa nuk e ka luksin të varet nga ajo që nuk e kontrollon, dhe ne të Ballkanit Perëndimor nuk e kemi luksin që të mbetemi në rastin më të mirë potencial. Duhet ta kthejmë potencialin në qëllim dhe ta kthejmë këtë rajon në zonën e transformimit të Evropës.”
Duke folur për procesin e integrimit, Rama solli një krahasim letrar me veprën “Duke pritur Godonë” të Samuel Beckett se “Pritja për BE-në u bë thuajse sinonim i pritjes për ‘Godon’. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u bënë rimishërimi i Vladimir dhe Estragonit, të dënuar të presin së bashku.”
“Për një kohë të gjatë, pritja për BE-në, u bë dëshpëruese…Megjithatë kurrë nuk ndalëm së ëndërruari dhe kurrë nuk reshtëm së punuari. Që ky moment të na gjente gati, të përgatitur!”, tha ai.
Megjithatë, ai nënvizoi se vendet nuk kanë ndaluar së ëndërruari dhe punuari për momentin e ndryshimit.
Ndërkohë, shtoi se aktualisht po përvijohet me një hartë të re jo në letër, por në hapin tonë të ardhjes më pranë BE-së me fluksin e turistëve dhe investimeve europiane.
“Nga kërkesa jonë për anëtarësim te oreksi ynë për rritje, po përvijohet një hartë e re, jo në letër, por në hapin tonë të të ardhurit bashkë dhe më afër BE me fluksin e turistëve dhe investimeve europaine dhe në zgjimin e një ideje të thjeshtë, por të fuqishme që BP nuk është oborr i pasmë i Evropës dhe as lagjja e tij e dorës së dytë, por një horizont i ri. Një horizont që Evropa mund të ri zbuloje shkathtësinë, oreksin e saj dhe dashurinë për jetën dhe paqen”, tha Rama.
Kryeministri e përshkroi Ballkanin Perëndimor si një vend ku idetë mund të realizohen më shpejt se kudo tjetër në kontinent sepse “Horizonti për mua nuk është kur zhytesh në pirgje letrash dhe rezistenca nuk është slogan, por një nevojë e përditshme që përmbushet nga përkushtimi ndaj Europës. Një vend ku BE dhe rajoni i saj nuk takohen për të ardhmen, por për ta bërë të ardhmen realitet.”
Kryeministri theksoi se rajoni duhet të shfrytëzojë potencialin e tij dhe ta kthejë në qëllim konkret.
“Europa nuk ka luksin të varet nga ajo që nuk e kontrollon, dhe ne të Ballkanit Perëndimor nuk kemi luksin të mbetemi në potencial. Le ta transformojmë këtë potencial në veprim dhe rajonin tonë në zonën e transformimit të Evropës”.
Ai përmendi shembuj të vendeve si Polonia dhe Çekia, të cilat përdorën vizionin dhe shkathtësinë për të krijuar rritje të jashtëzakonshme, duke nxitur kështu dividentë për BE-në.