HomeAktualitetDrejtuesja e INSTAT, Elsa Dhuli: Censi i Bujqësisë do të nisë në...

Drejtuesja e INSTAT, Elsa Dhuli: Censi i Bujqësisë do të nisë në vjeshtën e 2026, kostoja e mbulimit 920 mln lekë

Advertismentspot_img

Në muajt shtator-tetor 2026 pritet të nisë Censi i Bujqësisë. Kostoja e mbulimit parashikohet 920 milionë lekë, por realizimi varet nga miratimi i projektligjit në Kuvend, deklaroi drejtuesja e Instat, Elsa Dhuli në Komisionin e Ekonomisë.

“Censi i Bujqësisë është planifikuar të zhvillohet në përputhje me rekomandimet e organizatës botërore të bujqësisë për raundin e censeve 20:20 dhe në bazë të rregullores të Komisionit Europian mbi statistikat e integruara të fermave.

Aktualisht strategjia e tij është në proces miratimi zyrtar. Varet nga miratimi i projektligjit, që është konsultuar. Aktualisht po bëhen reflektime për këtë cens.

Lidhur me koston e mbulimit, parashikohet kosto 9.2 milionë euro, që janë kërkuar nga buxheti i shteti, ose 920 milionë lekë. INSTAT po bashkëpunon me MBZHR për të realizuar këtë proces, me të cilën ka nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi”, deklaroi Dhuli.

Ky Cens do të zhvillohet 14 vjet pas “fotografimit” të fundit të bujqësisë në Shqipëri. Procesi i numërimit do të zgjasë katër javë, dhe personat që refuzojnë të japin informacion për punonjësit e INSTAT do të gjobiten nga 30 mijë deri në 100 mijë lekë.

Fillimisht, Censi i bujqësisë ishte planifikuar për vitin 2022, por u shty për në 2024, ndërsa afati i ri për zhvillimin e tij është tashmë viti 2026.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular