HomeKultureEurovision 2026 – EBU shtyn vendimin për Izraelin, disa vende kërcënojnë me...

Eurovision 2026 – EBU shtyn vendimin për Izraelin, disa vende kërcënojnë me bojkot

Advertismentspot_img

Organizatorët e Eurovisionit kanë shtyrë vendimin për pjesëmarrjen e Izraelit në konkursin e vitit 2026. Votimi duhej të mbahej në nëntor, por është anuluar për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Bashkimi Europian i Transmetuesve, EBU, njoftoi se debati do të zhvendoset për në dhjetor, në një takim fizik. Nuk është bërë e qartë nëse do të ketë votim apo vetëm diskutim.

Më shumë se pesë vende pjesëmarrëse kanë shprehur kundërshtime të forta për prezencën izraelite, për shkak të luftës në Gaza. Spanja, Irlanda, Islanda, Sllovenia dhe Holanda kanë paralajmëruar bojkot nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë.

Transmetuesi holandez tha se qëndrimi i tyre nuk do të ndryshojë, edhe nëse shpallet armëpushim.

Edhe më herët, EBU kishte paralajmëruar një mbledhje me 68 anëtarët për të marrë vendim. Por tashmë gjithçka është shtyrë për Asamblenë Dimërore që do të mbahet në dhjetor.

Austria, që do të presë festivalin në 2026, e mirëpriti këtë vendim dhe kërkoi që vendet të mos e politizojnë artin.

Ministrja e Jashtme austriake tha se Eurovision nuk është vend për sanksione politike.

Ndërkohë, Izraeli ende nuk ka bërë koment publik mbi zhvillimet e fundit. Vendimi përfundimtar pritet të ndikojë drejtpërdrejt atmosferën e edicionit të ardhshëm.

Deri atëherë, debati rreth përfshirjes së Izraelit vijon të ndajë Europën.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular