HomePolitikeForumi i Investimeve/Qeveria hap dyert për inovatorët, Rama: Do krijojmë akseleratorin e...

Forumi i Investimeve/Qeveria hap dyert për inovatorët, Rama: Do krijojmë akseleratorin e Inteligjencës Artificiale!

Advertismentspot_img

Rama: Institucioneve qendrore t’i zgjerojmë trurin me IA

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të martë, 14 tetor, në aktivitetin Hackathon-i Rajonal i Inteligjencës Artificiale 2025, në ditën e dytë të Forumit të Investimeve WB6- Bashkimi Europian, që ka bërë bashkë 161 pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe diaspora, me synimin për të zhvilluar zgjidhje konkrete të bazuara në inteligjencën artificiale (IA) për sfida reale shoqërore.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama prezantoi vizionin e qeverisë për të mbështetur startup-et dhe zhvillimin e Inteligjencës Artificiale përmes një akseleratori të ri kombëtar.

“Nuk dua t’ju lodh me një fjalë të gjatë, as nuk do të marr kohën tuaj për t’ju treguar se sa shumë suksese kemi arritur duke lexuar fjalimin që kam këtu.
Por dua t’ju them që kemi rënë dakord mes nesh të çojmë përpara procesin duke hapur dyert e qeverisë për të gjithë inovatorët dhe duke krijuar një hapësirë të përbashkët me bërthamë Agjencinë e Ekselencës, që ne e kemi krijuar para pak kohësh dhe të cilën do ta vëmë në dispozicionin tuaj dhe të gjithë inovatorëve.
Kjo do të thotë që duam që startup-et dhe inovatorët të kenë mundësi të aksesojnë institucionet dhe, duke bërë këtë, të kenë mundësi të shohin problematikat dhe të shfrytëzojnë të dhënat e statistikat e tyre, të shfrytëzojnë gjithë atë brumë të zgjidhjeve për krijimin e modeleve artificiale.
Shpresoj që, duke bërë këtë, do të ndodhë ajo që ndodh gjithmonë me këtë botë: që do mësojmë shumë gjëra të reja nga njëri-tjetri dhe që do prodhojmë produkte të reja.
Kemi sfidën të krijojmë një akselerator shumë të fuqishëm të Inteligjencës Artificiale, përmes ministres sonë që është vetë artificiale, dhe ky do të bazohet tek ju, tek kapitali njerëzor që ne kemi brenda AKSHI-t apo njësisë së ekselencës. Me këtë sinergji do të mundohemi që çdonjërit brenda institucioneve qendrore t’i zgjerojmë trurin përmes inteligjencës artificiale.”,
 tha Rama.

Nga 161 ide të propozuara, janë përzgjedhur deri më tani nëntë prej tyre. Përzgjedhja do vazhdojë derisa në fund të mbetet vetëm njëri, që sikurse e tha kryeministri do të shkojë në Finlandë.

“Ndërkohë që këtu më thanë se ka 161 ide të paraqitura, do të vazhdojë përzgjedhja paraprake dhe njëri prej tyre do të shpërblehet me një vajtje në Tiranë për të marrë pjesë në një nga këto betejat që bëni ju me mullinjtë e erës.

Nuk di çfarë të shtoj më shumë për të mos ju marrë kohën, por di që kam shumë besim, më shumë se sa mund ta mendoni ju dhe më shumë se sa mund të duket, tek ju dhe tek bota juaj, më shumë se tek gjithë të tjerët që mund të takoni, e që nuk janë pjesë e kësaj bote.”

Mes të tjerash, gjatë fjalës së tij, Rama vlerësoi potencialin e pjesëmarrësve dhe theksoi rolin transformues të teknologjisë në kapërcimin e pabarazive globale.

“Është një bekim i madh për ne që jetojmë në këtë kohë, kur teknologjia digjitale dhe bota artificiale na japin një mundësi që dikur nuk e ëndërronim: të kapim majat, pa iu nënshtruar progresit linear të zhvillimit, i cili dikur impononte që vendet në zhvillim të mbeteshin pas vendeve të zhvilluara. Sepse, nëse dilte një makinë shkrimi e re apo një kompjuter i ri, ata e merrnin të parët, dhe derisa të vinte tek ne, tashmë ishte krijuar një tjetër kompjuter më i avancuar.“, tha Rama.

Sjellim ndërmend se ditën e djeshme, kryeministri Rama kur çeli forumin theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe kërkoi nga drejtuesit e BE-së të shohin Ballkanin Perëndimor jo si një problem për t’u zgjidhur, por si një zgjidhje që pret të integrohet.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular