HomePolitikePartia Mundësia shkresë KQZ-së, kërkon seli pas zgjedhjeve të 11 majit

Partia Mundësia shkresë KQZ-së, kërkon seli pas zgjedhjeve të 11 majit

Advertismentspot_img

Pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Agron Shehaj ka kërkuar që partisë së tij Mundësia t’i vihet në dispozicion një seli qendrore. Kërkesa është formalizuar përmes një dokumenti zyrtar drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i nënshkruar nga nënkryetari Erald Kapri.

Në shkresë, partia kërkon lëshimin e një vërtetimi që të përmbajë të dhëna të plota mbi rezultatin elektoral: përqindjen e votave të fituara në nivel kombëtar, numrin e mandateve të siguruara në Kuvend, si dhe çdo informacion tjetër zyrtar që lidhet me performancën e subjektit politik në zgjedhjet e fundit.

Sipas partisë Mundësia, kjo kërkesë mbështetet në dispozitat e ligjit ‘Për partitë politike’ dhe në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, i cili përcakton procedurat për pajisjen me seli për partitë parlamentare.

“Në mbështetje të nenit 22 dhe 22/1 të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 ‘Për partitë politike’, të ndryshuar, si dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e rregullave të hollësishme për zyrat qendrore dhe vendore të partive politike, Partia Mundësia kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lëshimin e vërtetimit zyrtar që pasqyron: përqindjen e votave të marra në shkallë kombëtare nga partia Mundësia, numrin e mandateve të fituara në Kuvendin e Shqipërisë, dhe çdo të dhënë zyrtare mbi rezultatin elektoral të subjektit politik ‘Partia Mundësia’ në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.”, thuhet në shkresën zyrtare.

Sjellim ndërmend se në këto zgjedhje, partia ‘Mundësia’ ka grumbulluar 49 mijë e 6 vota në rang kombëtar, duke siguruar dy vende në Kuvend, për vetë Agron Shehajn dhe Erald Kaprin.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular