HomeRajoniPresidentja Osmani i dha 15 ditë afat, Albin Kurti: Ende s’kemi nisur...

Presidentja Osmani i dha 15 ditë afat, Albin Kurti: Ende s’kemi nisur diskutimet me partitë për formimin e qeverisë së re

Advertismentspot_img

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar nuk ka nisur ende komunikimet me parti apo deputetët e vendit lidhur me formimin e qeverisë së re.
Sakaq Kurti ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të nisë një plan konkret për këtë proces.

Ai deklaroi se ditët e fundit ka qenë i angazhuar me analizën e rezultateve zgjedhore dhe me vlerësimin e kontributeve të fushatave nëpër komuna, duke shtuar se për këtë arsye nuk ka pasur ende takime politike.

“Tepër shumë punë këto ditë, analizat e rezultateve nga qendrat. Na duhet ta shohim kontributet që kanë pasur fushatat nëpër komuna me rezultatin që kemi arritur, në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende që t’i zhvilloj ato komunikime. Por po e bëjmë një plan edhe për këtë gjë. I kemi më shumë se 10 ditë,” tha Kurti, raporton EO.

Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar të shtunën dekretin me të cilin e mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë.

Sipas Kushtetutës, presidentja në konsultim me partinë ose koalicionin që ka shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin për kryeministër. Mandatari ka kohë 15 ditë që të paraqesë përbërjen e Qeverisë e të kërkojë miratimin nga Kuvendi. Kabineti i propozuar, për t’u miratuar duhet të sigurojë të paktën 61 vota në Kuvendin me 120 deputetë.

Në rast se nuk arrin të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, presidentja Osmani ka detyrën brenda dhjetë ditësh të ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin që ka shanset më të mëdha për të formuar Qeverinë.

Mandatari ka 15 ditë të tjera kohë për të dorëzuar përbërjen e re të kabinetit qeveritar në Kuvend. Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, që duhet të mbahen brenda 40 ditësh.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular