HomePolitikeRama zbulon shifrat rekord: Mbi 1 milion e 250 mijë vizitorë në...

Rama zbulon shifrat rekord: Mbi 1 milion e 250 mijë vizitorë në sitet tona kulturore!

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të martë, 14 tetor, disa shifra që flasin për një bum turistik në fushën e trashëgimisë kulturore në vendin tonë.

Sipas Ramës, nga janari deri në shtator të këtij viti janë regjistruar plot 1 milion e 259 mijë e 774 vizitorë, një rritje prej 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Rekord vizitorësh në destinacionet tona kulturore dhe historike, ku nga janari deri në shtator janë numëruar gjithsej 1,259,774 vizitorë, një rritje me 57% krahasuar me një vit më parë.”, shkruan Rama. Ai po ashtu zbulon edhe top pesë destinacionet që kanë tërhequr më shumë vizitorë gjatë këtij 9-mujori.

Sitet më të vizituara:

Parku Arkeologjik Butrint – 257 mijë e 670 vizitorë

Kalaja e Gjirokastrës – 253 mijë e 407 vizitorë

Parku Arkeologjik Shkodër – 150 mijë e 927 vizitorë

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – 147 mijë e 178 vizitorë

Parku Arkeologjik i Apolonisë – 109 mijë e 669 vizitorë

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular