HomeKryesoreSituata te Onkologjiku, PD kërkon mocion me debat në Kuvend: Pacientët në...

Situata te Onkologjiku, PD kërkon mocion me debat në Kuvend: Pacientët në luftë për mbijetesë. Kërkon Komision Hetimor dhe për 11 Majin

Advertismentspot_img

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin e një mocioni me debat për situatën e krijuar në shërbimin onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në kërkesë thuhet se raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot shëndetësia, veçanërisht shërbimi onkologjik.

Raporti i KLSH-së evidenton dhe fakton shqetësimet e ngritura vazhdimisht në media dhe denoncimet e të sëmurëve me kancer për mungesën e barnave, përdorimin e barnave të skaduara, mungesën e kontrolleve laboratorike, si dhe ofrimin e shërbimit në kohë.

Kërkesa zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë është firmosur nga deputetët: Bardh Spahia, Manjola Luku, Klit Hoti, Tritan Shehu, Erisa Xhixho, Ledina Alolli dhe Eno Bozdo.

“Kjo është një urgjencë, që kërkon reagim institucional e veprim të shpejtë, pasi për vetë llojin e shërbimit shëndetësor, çdo pacient është në luftë të përditshme për mbijetësë edhe për një ditë tjetër. Nevojitet llogaridhënie institucionale, marrje përgjegjshësie nga ana e titullarëve apo drejtuesve respektiv dhe kësisoj përmirësim i shërbimit për pacientët. Raporti ka realizuar një auditim të plotë përfundimtar, për institucionin e politikbërjes qëndrore Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e duke vazhduar me Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor si dhe Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e PD-së.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dorëzuar Kuvendit ditën e djeshme, më 13 tetor, kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor të Kuvendit, me qëllim “kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 Majit 2025.”

Në dokumentin e dorëzuar zyrtarisht nga deputetët e opozitës, theksohet se procesi zgjedhor është komprometuar rëndë, duke u cilësuar si një “farsë elektorale” në vend të një shprehjeje të lirë dhe demokratike të vullnetit qytetar.

Ky vlerësim sipas PD-së, mbështetet në katër rezoluta ndërkombëtare të miratuara nga Partitë Popullore Evropiane (EPP), Internacionalja e Demokratëve të Qendrës (CDI) dhe Bashkimi Demokrat Ndërkombëtar (IDU), si dhe në raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it të publikuar më 12 maj.

PD propozon që ky komision hetimor të përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin grupit parlamentar demokrat dhe gjashtë anëtarë grupit të Partisë Socialiste.

NJOFTIMI I PD-së

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike zyrtarizon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Në kërkesë evidentohet se sic ishte parashikuar nga katër rezolutat ndërkombëtare të miratuar nga Partitë Popullore Evropiane (EPP), Internacionalja e Demokratëve të Qendrës (CDI) dhe Bashkimi Demokrat Ndërkombëtar (IDU), procesi zgjedhor u provua të ishte një farsë elektorale në vend të një shprehje të lirë dhe demokratike të vullnetit të qytetarëve. Problematikat dhe shkeljet që shoqëruan zgjedhjet parlamentare u pasqyruan gjërësisht edhe në raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it, të publikuar një ditë pas zgjedhjeve në datën 12 maj 2025.

Sipas Grupit Parlamentar të PD në këto dokumente ndërkombëtare, del qartë se zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, u kompromentuan rëndë për shkak të shkeljeve të rënda dhe problematikave serioze, veçanërisht në drejtim të: i) shitblerjes së votës; ii) intimidimit të zgjedhësve; iii) shtetit elektoral; iv) sistemit kriminal të patronazhimit; v) manipulimit të votës së Diasporës; dhe vi) finalizimit të farsës elektorale në ditën e votimit.

Në kërkesë evidentohet gjithashtu, se me qëllim marrjen e mandatit të katërt qeverisës dhe pamundësimin e rotacionit me çdo kusht, qeveria u angazhua në një abuzim sistematik të pushtetit dhe burimeve shtetërore për të manipuluar procesin zgjedhor, konkretisht në këto drejtime:

1) Keqpërdorimi i eventeve publike;

2) Kapja e institucioneve shtetërore;

3) Riaktivizimi i sistemit të patronazhimit;

4) Blerja e drejtpërdrejtë e votave:;

5) Manipulimi zgjedhor përmes subvencioneve për fermerët;

6) Anullimi masiv i gjobave:

7) Miratimi i 138 licencave për kultivimin e kanabisit në të gjithë vendin;

8) Prokurime të paligjshme;

9) Abuzimi me lejet e legalizimit dhe të ndërtimit;

10) Punësime të paligjshme;

11) Përfshirja e grupeve kriminale në fushatë;

12) Kontrolli i Medias;

13) Rrjeti i “Patronazhistëve” në Ditën e Zgjedhjeve;

14) Zyrat zgjedhore të paligjshme të Partisë Socialiste;

15) Blerja e Votave dhe Manipulimi Zgjedhor;

16) Konfiskimi i Kartave të Identitetit – Blerja e të Drejtës së Votës;

17) Keqpërdorimi i të Dhënave Personale;

18) Përdorimi i gjerë i badge të falsifikuara të stafit dhe vëzhguesve;

19) Shkelja e Fshehtësisë së Votës;

20) Manipulimi i Fshehtë i Fletëve të Votimit (“Treni Bullgar”);

21) Zhdukja e 350 Kutive të Votimit dhe Shfaqja e Fletëvotimeve të Dyshimta;

22) Manipulimi i Votës së Diasporës dhe Parregullsitë e Ditës së Zgjedhjeve;

23) Mosfunksionimi i Sistemeve të Identifikimit Biometrik (PEI); dhe

24) Bashkëpunimi Institucional dhe Rrëzimi e Ankesave.

Komisioni propozohet të ketë për objekt të veprimtarisë së tij:

(i) Verifikimin e ligjshmërisë të veprimtarisë të organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025;

(ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, barazisë, lirisë dhe ndershmërisë në proceset zgjedhore të ardhshme.

Komisioni propozohet të përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Bashkëlidhur kërkesa e plotë e dorëzuar zyrtarisht nga deputetët e opozitës. Sipas Kushtetutës, kur Komisioni Hetimor kërkohet të ngrihet nga të paktën 35 deputetë, Kuvendi është i detyruar të miratojë ngritjen e Komisionit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular