HomeRajoniGrenell kritika të ashpra Von der Leyen: Gjykata juaj e Hagës mban...

Grenell kritika të ashpra Von der Leyen: Gjykata juaj e Hagës mban Thaçin prej 5 vjetësh në burg

Advertismentspot_img

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për kriza globale, Richard Grenell, ka kritikuar ashpër shefen e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen pas vizitës së saj në Kosovë.

Përmes një postimi në platformën X, diplomati Grenell, i cili është marrë edhe për çështjet e Ballkanit, akuzon Von der Leyen si drejtuese e institucionit më të lartë evropian, se ka heshtur ndërsa Gjykata e Hagës po e mban ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi prej 5 vjetësh në burg.

“Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet. Si mund t’i shpërndani këshilla gjyqësore ndonjë vendi? Ju qëndruat të heshtur ndërsa Jack Smith arrestoi një President në detyrë, vetëm sepse ai ishte duke shkuar për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së Jack Smith/gjykatës. Është e turpshme se si media e ka injoruar këtë ndjekje penale politike”, shprehet Grenell.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular