HomePolitike“Kushtetuesja të rrëzojë kërkesën e Veliajt”, Begaj letër gjykatës: Urdhëroni KQZ-në të...

“Kushtetuesja të rrëzojë kërkesën e Veliajt”, Begaj letër gjykatës: Urdhëroni KQZ-në të organizojë zgjedhjet në Tiranë

Advertismentspot_img

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese qëndrimet e tij lidhur me rrëzimin e dekretit për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës.

Në shkresën e dorëzuar ditën e djeshme, më 14 tetor, Begaj kërkon nga ana e Gjykatës Kushtetuese shpalljen e moskompetencës lidhur me dekretin, të rrëzojë ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin e tij dhe të urdhërojë KQZ-në për përgatitjen e zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës.

“Gjykata Kushtetuese duhet të deklarojë menjëherë mungesën e kompetencës për shqyrtimin e dekretit nr. 350, datë 1.10.2025, të heqë menjëherë pezullimin që ka vendosur mbi dekretin dhe të çlirojë Institucionin e Presidentit të Republikës nga statusi i palës së interesuar, sepse dekreti i Presidentit të Republikës nuk mund të jetë objekt shqyrtimi në këtë çështje. Përndryshe, procedura mund të kryhet deri në fund, por do të jetë deri në fund antikushtetuese.”, thuhet më tej në shkresë.

Sjellim ndërmend se seanca në Gjykatën Kushtetuese që do të shqyrtojë çështjen e shkarkimit nga detyra të Erion Veliajt, do të mbahet më datë 31 tetor.

Institucioni i Presidentit të Republikës është njoftuar nga Gjykata Kushtetuese për të marrë pjesë me cilësinë e palës së interesuar në këtë seancë. Shkresa me qëndrimet e e Begajt për ccështjen është dorëzuar po ashtu për shkak të kërkesës së Kushtetueses, që palët të parashtrojnë qëndrimin e tyre me shkrim deri në datën 16 tetor.

Kërkesat e presidentit Begaj për Gjykatën Kushtetuese:

-Të deklarojë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 moskompetencën lidhur me dekretin nr. 350, datë 1.10.2025;

-Të vendosë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 heqjen e pezullimit për dekretin nr. 350, datë 1.10.2025;

-Të vendosë në përfundim të seancës rrëzimin e kërkesës së Kryetarit të shkarkuar të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës;

-Për shkak se pezullimi ka pamundësuar zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës, të urdhërojë në përfundim të seancës KQZ-në për përgatitjen e zgjedhjeve për këtë bashki në datën që do të përcaktojë Gjykata Kushtetuese, datë e cila nuk duhet të jetë më e hershme se 30 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

-Në vlerësimin tonë si palë e interesuar, vetëm një procedim i tillë mund të rikthejë kushtetutshmërinë e këtij procesi ankimor, të cenuar në mënyrë arbitrare nga vetë Gjykata Kushtetuese.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular