HomePolitikePresidenti pret bordin drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit: Shqipëria ka përfituar...

Presidenti pret bordin drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit: Shqipëria ka përfituar ndjeshëm nga përvoja, vizioni dhe partneriteti juaj

Advertismentspot_img

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të mërkurë, 15 tetor, në një takim pune Bordin Drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, (AADF).

Kreu i shtetit u shprehu anëtarëve të Bordit vlerësimin e tij për kontributin e AADF-së në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë në zhvillimin e Shqipërisë.

Begaj vlerësoi në mënyrë të veçantë se investimet e Fondacionit kanë qenë një shembull suksesi dhe partneriteti afatgjatë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushat ku vendi ka pasur më shumë nevojë, si: në arsim, kulturë, turizëm sistemin bankar, sigurimet dhe infrastrukturë.

Kreu i shtetit përgëzoi, gjithashtu, programet e fundit të AADF-së që synojnë forcimin e kapitalit njerëzor përmes bursave, praktikave profesionale dhe nismave në fushën e inteligjencës artificiale për të rinjtë shqiptarë. Po ashtu, Presidenti Begaj nënvizoi rëndësinë e këtyre projekteve për të zvogëluar ikjen e trurit, për të përfshirë Diasporën akademike dhe për të ndërkombëtarizuar kërkimin shkencor në Shqipëri.

Duke ndalur te bashkëpunimi në fushën e sigurisë kibernetike, Kreu i Shtetit përmendi marrëveshjen mes AADF-së, Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Protik Innovation Center, si një nismë që ndihmon ndjeshëm në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe mbrojtjen e infrastrukturës digjitale kombëtare.

“Shqipëria ka përfituar ndjeshëm nga përvoja, vizioni dhe partneriteti juaj”, u shpreh Presidenti Begaj, duke shtuar se “AADF është një model se si bashkëpunimi mes dy kombeve mike, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, mund të prodhojë zhvillim të qëndrueshëm dhe inovativ.”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular