HomeEkonomiShqipëria humbet terren në tregun e kriptovalutave/Renditemi në vend të 111-të, nga...

Shqipëria humbet terren në tregun e kriptovalutave/Renditemi në vend të 111-të, nga 151 shtete në total

Advertismentspot_img

Raporti i Chainalysis mbi gjeografinë e kriptovalutave 2025, përmban një indeks, që mat adoptimin e kriptovalutave në 151 shtete të botës. Por, ku renditet Shqipëria? Në vendin e 111-të në botë, sipas raportit të vitit 2025, nga vendi i 109-të që ishtë një vit më parë. Krahasuar me rajonin ndërkohë, Shqipëria është e fundit në renditje, pas Serbisë, që mban vendin e 67-të, Bosnje Hercegovinës që mban vendin e 97 dhe Malit të Zi, i cili renditet në vend të 104-t.

Ky indeks bazohet mbi 4 shtylla kryesore dhe disa indikatorë të ndryshëm, si dhe peshohet mbi ekonominë e vendit. Pra, aktiviteti i kriptovalutave në secilin prej 151 shteteve të marra në analizë peshohet mbi paritetin e fuqisë blerëse për frymë të atij shteti, duke i dhënë kështu përparësi vendeve me zhvillim ekonomik më të ulët. Kjo do të thotë se, në rast se dy shtete kanë një aktivitet të barabartë të kripotvalutave, përparësi në renditje, duke e pozicionuar më lart i jepet atij shteti që ka një ekonomi më të dobët.

Vendet renditen duke pare sa shumë përdorin shërbime kripto, sa vlerë parash dërgojnë/marrin, dhe sa i rëndësishëm është ky aktivitet në raport me të ardhurat mesatare të popullsisë së tyre (GDP për frymë).

Në nivel global, në vend të parë renditet India ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pakistani, Vietnami dhe Brazili.

Në Shqipëri, adoptimi i kriptomonedhave ka qenë në rritje, veçanërisht mes të rinjve dhe bizneseve që kërkojnë alternativa më të shpejta dhe më fleksibël për pagesa apo investime. Megjithatë, mungesa e rregullimit ligjor dhe kontrollit institucional e ka bërë këtë hapësirë të ndjeshme ndaj aktiviteteve të paligjshme.

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 11 milionë euro kriptomonedha gjatë vitit 2024. Shifra u përmend nga kreu i SPAK Altin Dumani gjatë raportimit në komisionin parlamentar të ligjeve. Dumani kërkoi të merren nisma ligjore për të mundësuar një portofol dixhital për mbajtjen e kriptomonedhave të sekuestruara. Shqipëria nuk e ka aktualisht një portofol digjital.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular