Botërori 2026 ka njohur edhe ekipin e radhës që ka siguruar kualifikimin për në fazën finale të tij. Emri i 24-t i shkruar në listë është ai i Katarit, që ka triumfuar sot në duelin përballë Emirateve të Bashkuara Arabe në Doha.

Ka qenë një ndeshje që është zhvilluar në një situatë ekstreme, pasi tifozeria e ekipit të Emirateve të Bashkuara Arabe, ka pushtuar fushën e lojës në të dy golat e shënuar nga Katari, me Kukhi në minutën e 49 dhe Pedro Miguel në minutën e 74-t. Adil shkurtoi diferencën në minutën e 98-të, por nuk mjaftoi dhe me fitoren 2-1, Katari mori kreun e minigrupit dhe biletën për kualifikimin direkt në Botëror.
Ky është edicioni i dytë radhazi në të cilin Katari kualifikohet, por i pari në histori nëpërmjet kualifikueseve, pasi në të mëparshmin ishin vetë organizatorë të turneut, ku ishin ekipi më i dobët.