Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku janë betuar sot si deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë.
Brahimi mori mandatin e deputetit për qarkun Shkodër, pas dorëheqjes së Tom Doshit nga funksioni i deputetit, i cili më 12 shtator dorëzoi kërkesën e tij për heqje dorë në Komisionin e Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve.
Ndërsa Lasku mori mandatin pasi Sabina Jorgo dha dorëheqjen nga ky post.
Ata futen në Kuvend si më të votuarit nga listat e PSD-së në Shkodër.