HomeKronike“Kam frikë”- Telefonata e ndërprerë me ish të dashurin dhe SMS-ja për...

“Kam frikë”- Telefonata e ndërprerë me ish të dashurin dhe SMS-ja për ndihmë, momentet e fundit të modeles 29-vjeçare! Kërcënimet e biznesmenit: Nëse më lë, do të të vras

Advertismentspot_img

Gianluca Soncin hyri me forcë  në shtëpinë e ish-partneres së tij, Pamela Genini, në Milano, mbrëmjen e së martës duke përdorur çelësat që i kishte bërë kopje fshehurazi disa javë më parë. 52-vjeçari më pas e vrau atë.

Pikërisht në atë moment, ajo po fliste në telefon me ish-të dashurin e saj, të cilit i kishte besuar frikën, sulmet dhe kërcënimet me vdekje të biznesmenit. Pamela Genini e mbylli papritur telefonatën.

Mesazhi i fundit i dëshpëruar

“Kam frikë, ai i ka bërë një kopje të çelësave të mi. Hyri me forcë. Telefono policinë”. Ky ishte mesazhi i fundit i dëshpëruar që ajo i dërgoi ish-partnerit të saj, i cili më pas njoftoi policinë.

Telefonata e ndërprerë

Pak para se të mbërrinte në apartamentin në Via Iglesias 33, Pamela dhe ish i dashuri i saj po flisnin në telefon. Ajo po i rrëfente atij se nuk pendohej që e kishte lënë Gianluca Soncin. Megjithatë, telefonata u ndërpre papritur.

Pastaj, disa minuta më vonë, 29-vjeçarja i dërgoi mesazhin, në përgjigje të përpjekjeve të shumta të ish-të dashurit të saj për të rikontaktuar me të dhe për të kuptuar se çfarë po ndodhte.

Ishte ish-i dashuri i saj që ngriti alarmin duke telefonuar policinë, pasi mori thirrjen e parë për ndihmë të 29-vjeçares.

Marrja në pyetje

Gianluca Soncin i tha hetuesve se nuk e mbante mend. 52-vjeçari, i shtruar në spital pasi pësoi një dëmtim të lehtë në qafë para se të arrestohej, dukej i ftohtë dhe i distancuar  dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të prokurores Alessia Menegazzo.

Ai mori ndihmën mjekësore dhe më pas u dërgua në burgun San Vittore, ku do të merret në pyetje.

52-vjeçari nga Biella kishte pasur probleme me ligjin në vitin 2010 sepse ishte i përfshirë në një komplot me “kompani fiktive” për të shmangur TVSH-në për një seri makinash luksoze të importuara nga Gjermania.

Vrasja

Hetuesit kanë ngritur akuzë ndaj tij për vrasje me paramendim. Ai dyshohet se ka shkuar me makinë në lagjen në periferi të Milanos me qëllim vrasjen e Pamelës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular