HomeSportE BUJSHME/E konfirmon gazetari gjerman, Barcelona “hedh grepat” për sulmuesin shqiptar

E BUJSHME/E konfirmon gazetari gjerman, Barcelona “hedh grepat” për sulmuesin shqiptar

Advertismentspot_img

Një tjetër talent shqiptar po hyn në radarin e një gjiganti europian. Sipas gazetarit të njohur gjerman Florian Pletenberg, Barcelona është ndër klubet që po monitoron me kujdes shqiptarin e Kosovës, Fisnik Asllani.

asllan hajdari

23-vjeçari, i lindur në Berlin dhe pjesë e ekipit të parë të Hofenheim, ka bërë hapa të rëndësishëm në karrierën e tij gjatë këtij sezoni. Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të mëdha europiane, por Barcelona është ekipi që po shfaq më shumë interes.

Pletenberg raporton se sulmuesi ka një klauzolë lirimi të shkruar në kontratë, e cila mund të aktivizohet verën e ardhshme, dhe klubi katalanas është tashmë i informuar për këtë mundësi.

asllani

Në një intervistë të dhënë për Sport Bild, Asllani nuk e fshehu aspak dëshirën e tij për t’u veshur me fanellën blaugrana: “Klubi i ëndrrave sime ka qenë gjithmonë Barcelona. Që fëmijë kam dashur të luaj për këtë skuadër.”

Kjo deklaratë ka bërë menjëherë xhiron e mediave gjermane dhe spanjolle, duke forcuar spekulimet për një transferim të mundshëm drejt “Camp Nou”-t.

Raportimet shtojnë se një lëvizje drejt një klubi pjesëmarrës në Champions League është tashmë e planifikuar për Asllanin, ndërsa agjentët e tij janë në kontakte me disa klube të nivelit të lartë europian. Barcelona shihet si opsioni ideal, jo vetëm për potencialin sportiv, por edhe për stilin e lojës që përshtatet me profilin teknik të tij.

Screenshot_3

Nëse transferimi konkretizohet, Fisnik Asllani do të bëhej lojtari i parë shqiptar nga Kosova që vesh fanellën e Barcelonës, duke ndjekur gjurmët e disa bashkëkombasve që kanë spikatur në futbollin elitar europian. Kujtojmë që më herët fanellën e Barcelonës ka provuar ta veshë edhe Manaj, po pa mundur të lerë gjurmë me ekipin e parë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular