Një ngjarje e rëndë është shënuar në Prizren, ku plagos me thikë gruan dhe vajzën e tyre të mitur.
Mediat e Kosovës raportojnë se vajza dhe bashkëshortja e autorit janë në gjendje të rëndë për jetën.
“Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore. Policia dhe njësia e teknikës kriminalistike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, në koordinim me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.