HomePolitikeIna Zhupa akuzon mazhorancën: Po zhdukni faktet e po rishkruani historinë e...

Ina Zhupa akuzon mazhorancën: Po zhdukni faktet e po rishkruani historinë e komunizmit

Advertismentspot_img

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, lëshoi dje akuza të forta ndaj mazhorancës, duke i vënë në shënjestër dy tema kryesore: shkatërrimin e trashëgimisë kulturore në Durrës dhe përpjekjen për të rishkruar historinë e periudhës komuniste nëpërmjet institucioneve shtetërore.

Zhupa e cilësoi situatën si “një diktaturë moderne” dhe akuzoi qeverinë se po përpiqet të “glorifikojë figurat e komunizmit” duke i besuar këtë detyrë Akademia e Shkencave, që drejtohet nga Skënder Gjinushi, ish-ministër i asaj kohe.

Akuzat më të rënda u përqendruan te përjashtimi i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit (ISPCC) nga procesi i shkrimit të historisë së komunizmit.

“Siç ndodhte në ministrinë e të vërtetës, ju bëni gjithçka që të zhdukni faktet e të rishkruani historinë,” deklaroi Zhupa. “Në Shqipëri jemi në paradoksin që ky institut nuk ka të drejtë të jetë bashkëpunëtor kur shkruhet historia e komunizmit për Shqipërinë.”

Sipas deputetes, dhënia e këtij autoriteti Akademisë së Shkencave të drejtuar nga Skënder Gjinushi, ish-ministër i periudhës komuniste, është e papranueshme. “Pra ia keni dhënë xhelatëve që të shkruajnë për të që kanë bërë,” theksoi Zhupa. “Ju e bëni sepse doni që Skënder Gjinushi të glorifikojë paraardhësit tuaj, parinë e punës, Enver Hoxhën.”

Rrënimi i shtëpive në Durrës

Përveç akuzave për historinë, Zhupa kritikoi ashpër mazhorancën për shkatërrimin e shtëpive të vjetra në qytetin e Durrësit, duke pretenduar se kjo bëhet në favor të kompanive të huaja që do të ndërtojnë në ato toka.

Ajo përmendi emra duke i quajtur zyrtarët qeveritarë “ushtarët Kumbaro dhe Gonxhe” në shërbim të pritjes së një “Granofi” në Tiranë, me qëllim që t’i japin trashëgiminë kulturore shqiptare.

“Pasi i dhanë Butrintin e Drilon Tushemishtin, Elbasanin, tani ka për detyrë të shembi 70 shtëpitë të durrsakëve dhe t’i japë dhe trashëgiminë historike të Durrësit,” tha Zhupa. Ajo shtoi se turistët nuk do të vijnë për shtëpitë e vjetra, por për “lulishtet që do të ndërtojë ADF-ja.”

Në fund, Zhupa u bëri thirrje zyrtarëve: “Mos u bëni kaq vasalë, dhe fuqinë e lobimit tani e ka humbur dhe mundohuni që të ruani më shumë historinë e trashëgiminë e shqiptarëve sesa qokat tuaja për lobim.”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular