HomeSocialeKatër vite Transparencë: Wolt vazhdon të hedhë dritë mbi algoritmet që formësojnë...

Katër vite Transparencë: Wolt vazhdon të hedhë dritë mbi algoritmet që formësojnë tregtinë lokale

Advertismentspot_img

Tiranë, 14 tetor 2025 – Platforma ndërkombëtare e tregtisë lokale, Wolt, ka publikuar edicionin e katërt të Raportit të Transparencës së Algoritmeve, duke riafirmuar angazhimin e saj për transparencë lidhur me rolin e algoritmeve dhe inteligjencës artificiale (AI) në përvojën e klientëve, partnerëve korrierë dhe tregtarëve që përdorin platformën.

Ndërsa ekonomia digjitale e Shqipërisë vazhdon të rritet, Wolt po luan një rol kyç, duke u siguruar që teknologjia të funksionojë në mënyrë të drejtë, transparente dhe të përgjegjshme për të gjithë – nga klientët që mbështeten te dërgesat e shpejta dhe të lehta, te tregtarët lokalë dhe korrierët që përfitojnë nga mundësi të volitshme për të ardhura. Raporti i Transparencës së Algoritmeve ofron një pasqyrë të qartë mbi mënyrën se si funksionojnë sistemet e Wolt-it, përfshirë mënyrën e caktimit të porosive të dërgesave, faktorët që merren parasysh në vendimmarrje dhe mënyrën se si sigurohet transparenca për të gjithë përdoruesit e platformës.

Publikuar çdo vit që prej vitit 2021, raporti reflekton angazhimin e kompanisë për praktika digjitale të përgjegjshme dhe përafrimin me standardet evropiane që promovojnë drejtësinë dhe përgjegjshmërinë në punën me bazë platformash – një hap i rëndësishëm ndërsa Shqipëria vazhdon të forcojë ekonominë dhe kuadrin e saj të punës digjitale.

Lisandri Dragoj, Drejtor i Përgjithshëm i Wolt për Shqipërinë dhe Kosovën, u shpreh:

“Në Wolt, ne besojmë se teknologjia duhet t’u shërbejë gjithmonë njerëzve. Transparenca është në zemër të mënyrës si operojmë në Shqipëri. Me këtë raport të katërt, duam që klientët tanë, partnerët korrierë dhe tregtarët lokalë të kuptojnë teknologjinë me të cilën ndërveprojnë çdo ditë, duke vendosur një standard të lartë lidhur me përgjegjshmërinë në ekonominë e platformave.”

Raporti i Transparencës së Algoritmeve është pjesë e angazhimit më të gjerë të Wolt për teknologji të përgjegjshme dhe inteligjencë artificiale etike. Ky është viti i katërt radhazi që Wolt publikon raportin – një praktikë e rrallë në industri – dhe është vlerësuar nga WageIndicator si një nga 25 shembujt më të mirë globalë të transparencës në ekonominë e platformave.

📄 Lexoni raportin e plotë këtu: https://explore.wolt.com/en/grc/transparency

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular