HomePolitikePD dërgon në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet lokale. Kërkon barazi...

PD dërgon në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet lokale. Kërkon barazi në Komisionet për Reformën Zgjedhore e Territoriale (Zbardhen amendamentet)

Advertismentspot_img

“Komisioni të përbëhet nga 16 anëtarë, ku tetë i përkasin PS-së, gjashtë PD-së dhe nga një përfaqësues nga Aleanca për Ndryshim dhe PL”

Partia Demokratike ka dërguar në KQZ këtë të enjte, më 16 tetor, kërkesën për regjistrim në zgjedhjet lokale në 5 bashki. Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në datën 9 nëntor, sipas dekretit të shpallur nga presidenti i Republikës Bajram Begaj, në 5 bashkitë: Mat, Cërrik, Berat, Tepelenë dhe Vlorë.

Ndërkohë zgjedhjet për Tiranën ende nuk dihet se kur do të mbahen, pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin e presidentit pas ankimimit të Erion Veliajt, që kundërshton shkarkimin e tij nga detyra si kryetar bashkie.

Sjellim ndërmend se më 10 tetor, PD zyrtarizoi emrat e kandidatëve të pavarur që do të mbështesë në zgjedhjet e pjesshme.

Kandidatët e mbështetur nga PD:

Tiranë – Florjan Binaj

Tepelenë- Gabriel Guma

Vlorë – Dionis Sota

Mat – Eduart Brahilika

Cërrik – Amarildo Hoxha

Berat – Pavlo Shkarpa\

PD kërkon barazi në Komisionet për Reformën Zgjedhore e Territoriale (Zbardhen amendamentet)

Janë zbardhur sot, 16 tetor, amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë për Reformën Territoriale.

Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

Duke iu referuar traditës parlamentare dhe rëndësisë që kanë këto dy reforma, demokratët kërkojnë barazi mes mazhorancës dhe opozitës. Përkatësisht, për reformën zgjedhore kërkohet që komisioni të përbëhet nga 16 anëtarë, ku tetë i përkasin Partisë Socialiste, gjashtë Partisë Demokratike dhe nga një përfaqësues nga grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe grupin parlamentar të Partisë së Lirisë.

I njëjti parim kërkohet të zbatohet edhe për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.
Gjithashtu, kërkohet që pjesë me ekspertizë të jenë institucionet ndërkombëtare, përfshirë këtu Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Po ashtu, për çështje të veçanta për të cilat palët nuk arrijnë konsensus, propozohet që ato t’i drejtohen Komisionit të Venecias dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës.


Teksa demokratët kanë parashtruar kërkesat e tyre lidhur me këto dy komisione mjaft të rëndësishme, pritet të shohim nëse do të miratohet ngritja e tyre këtë të enjte, në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste është shprehur mjaft e gatshme për punën në këto komisione, duke thënë se duhet të nisë sa më parë.

Si traditë tanimë, që grupi i PS ka qenë nismëtar për këto komisione në legjislaturë. Uroj të udhëhiqet nga interesi i përbashkët për të përmbyllur më në fund rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duke sjellë në vëmendje edhe zgjedhjet e fundit ku formacione politike vunë në dyshim cilësinë e punës së këtyre komisioneve. PS ndër vite e ka mbështetur çështjen e depolitizimit”, është shprehur më herët kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla.

“Shpresoj që grupet politike të opozitës të provojnë vakancat në këtë komision. Do u bëj ftesë tre kryetarëve të grupeve të opozitës që të nisim me punën”, shtoi ai në deklaratë për mediat më 6 tetor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular