HomePolitikeRrëzohet kërkesa e PD-së për rezolutë për gjenocidin në Kosovë

Rrëzohet kërkesa e PD-së për rezolutë për gjenocidin në Kosovë

Advertismentspot_img

Në seancën plenare të sotme, të datës 16 tetor 2025, Kuvendi i Shqipërisë nuk miratoi kërkesën e Partisë Demokratike për diskutimin dhe votimin e rezolutës mbi gjenocidin serb në Kosovë.

Kjo çështje nuk u fut në rendin e ditës për votim.

Ndërkohë, deputetët miratuan një sërë raportesh dhe projektligjesh të rëndësishme.

Raporti vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2024 u miratua me 73 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim.

Raporti i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2024 mori mbështetje unanime me 73 vota pro.

Raporti i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2024 u miratua me 73 vota pro dhe 1 kundër.

Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” kaloi me 73 vota pro dhe 9 vota kundër.

Projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për Komisionin Rregullator të KQZ-së u miratua me 73 vota pro dhe 1 kundër.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular