HomePolitike“S’do më shihni ndonjëherë t’i bie tavolinës”/Deputeti i PD distancohet nga kolegët...

“S’do më shihni ndonjëherë t’i bie tavolinës”/Deputeti i PD distancohet nga kolegët që u përplasen me Peleshin: Nuk vij nga listat e mbyllura, s’bëj veprime me regji

Advertismentspot_img

Deputeti demokrat, Arjan Ndoji, ka dalë kundër kolegëve të tij që u përplasën me Niko Peleshin, teksa më pas mori edhe vlerësimet e kryetarit të Kuvendit. Ai tha se nuk do të jetë nga ata deputetë që do t’i bjerë tavolinës, si kolegët e tij të opozitës dhe kërkoi nga Balla e Peleshi që një pjesë e grupit të mos etiketohet negativisht.

Deklarata në Kuvend

Arjan Ndoja: Mua nuk më keni parë t’i bie tavolinave, nuk keni për të më parë ndonjëherë t’i bie tavolinave sepse nuk e kam atë edukatë, nuk e kam atë formim. Ju bëj thirrje, edhe ju zoti Balla, mos e etiketoni të gjithë grupin parlamentar se nuk është e sjellshme. Një pjesë e grupit të PD-së, që është pjesa më e madhe, duan që të zhvillohet seanca parlamentare dhe duan të flasin. Nuk kam asgjë personale, nuk ia zë askujt emrin me gojë se nuk kam qejf që të ma zërë askush emrin me gojë. Nuk e meriton grupi parlamentar i PD-së, aq më tepër që një pjesë prej nesh, 6 prej nesh nuk janë as produkt i listave të mbyllura që të vijnë me kokën ulur këtu dhe të bëjnë veprime me regji.

Niko Peleshi: E vlerësoj shumë fjalën tuaj. Besoj te fjala opozitare e fortë. Jo vetëm unë po kushdo qoftë këtu, nuk e ka për kënaqësi të ndërpresë fjalën e deputetit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular