HomeRajoniSot autobusë falas për Prishtinën, Përparim Rama do të jetë në Tiranë:...

Sot autobusë falas për Prishtinën, Përparim Rama do të jetë në Tiranë: Protestë me vend që kërkon drejtësi

Advertismentspot_img

Nesër në Tiranë do të zhvillohet një protestë në mbrojtje të të drejtave të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen të paraburgosur në Gjykatën e Hagës.

Për këtë ngjarje është konfirmuar pjesëmarrja edhe e qytetarëve nga Prishtina, të cilët do të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar me autobusë falas, të mundësuar nga Komuna e Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë ekskluzive për Klan News, ka dhënë detaje për organizimin e protestës dhe mbështetjen e komunës për qytetarët që do t’i bashkohen tubimit.

“Kemi pasur takime me organizatën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku kërkesa ka qenë rreth gjashtë autobusë dhe normal që ne kemi dalë në ndihmë, sepse besojmë që protesta është me vend, kërkon drejtësi dhe kërkon për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së. Më herët kemi pasur edhe protestën në kryeqytet të cilën e kemi përkrahur. Komuna e Prishtinës është e para që ka krijuar edhe zyrën brenda kabinetit të kryetarit për organizatat e dala nga lufta dhe si e tillë ne kemi qenë gjithmonë në mbrojtje të vlerave të UÇK-së dhe do të vazhdojmë të ecim në përkrahje të vlerave të saj,” tha Rama.

Kreu i Prishtinës theksoi se mbështetja për këtë protestë është shprehje solidariteti ndaj atyre që kanë kontribuar në çlirimin e Kosovës dhe një apel për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular