HomePolitikeSpiropali takon homologun italian Tajani: Shqipëria dhe Italia, aleatë në zemër të...

Spiropali takon homologun italian Tajani: Shqipëria dhe Italia, aleatë në zemër të Mesdheut

Advertismentspot_img

Me ftesë të Zëvendëskryeministrit e Ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali po merr pjesë në Edicionin e XI-të të Dialogut Mesdhetar MED, të bashkë-organizuar nga Instituti Italian për Studime Politike Ndërkombëtare (ISPI) dhe Ministria Italiane për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar. 

Në këtë kontekst, Spiropali ka zhvilluar një takim miqësor me homologun italian, Antonio Tajani, për të cilin shprehet:
 
“Me mikun, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, përtej protokollit, një bisedë e hapur për miqësinë, partneritetin dhe të ardhmen që ndërtojmë bashkë.

Forcojmë projektet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Italisë duke filluar nga energjia, interkonektiviteti, infrastruktura digjitale, industria, investimet dhe sektorë me vlerë të shtuar.

Shtojmë rolin tonë në një rajon që kërkon më shumë bashkëpunim dhe më pak ndarje, si dhe angazhohemi bashkërisht për një Europë më të bashkuar, më të drejtë dhe më të sigurt, ku Shqipëria duhet të jetë pjesë pa vonesë.

Një miqësi që ka rrënjë të forta dhe vizion të përbashkët për të ardhmen.”

Përgjatë konferencës vjetore të Dialogut Mesdhetar MED, Ministrja Spiropali do të jetë folëse kryesore në dy panele më përfaqësues të lartë të qeverive të tjera.

Dialogu Mesdhetar MED është një konferencë vjetore e nivelit të lartë që fokusohet në sfidat dhe mundësitë gjeopolitike në rajonin e gjerë të Mesdheut. Qëllimi i saj është të promovojë një “agjendë pozitive” për Mesdheun përmes dialogut shumëpalësh, rishikimit të qasjeve tradicionale ndaj sigurisë rajonale, prosperitetit, migracionit dhe lidhjeve kulturore, si dhe luftimit të fragmentimit përmes diskutimeve gjithëpërfshirëse ndërmjet qeverive, shoqërisë civile, akademisë, biznesit dhe medias.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular