HomeKronikeÇmontohet banda shqiptare e grabitjeve në Itali, 3 të arrestuar! Shënjestronin kryesisht...

Çmontohet banda shqiptare e grabitjeve në Itali, 3 të arrestuar! Shënjestronin kryesisht orat e shtrenjta “Rolex”, rrihnin dhe zhvasnin kalimtarët!

Advertismentspot_img

Një bandë grabitësish shqiptarë është çmontuar nga policia italiane në zonën e Forlit, teksa “viktima” e fundit e tyre përfundoi i rrahur barbarisht dhe iu mor me dhuna ora e markës “Rolex”.

Tre persona kanë përfunduar në pranga si të dyshuar, teksa i dëmtuari rrëfeu se si iu pre rruga dhe u dhunua barbarisht me grushte e shkelma.

Sipas prokurorit, dy persona sulmuan personin në rrugë dhe një i tretë bënte roje në cep. Tre shqiptarët e arrestuar janë të moshave 22, 26 dhe 47 vjeç. Dy të parët, të cilët nuk kanë shtëpi në Itali, janë në burg. I treti, një banor i zonës së Forlì-së, është nën arrest shtëpiak.

Incidenti ndodhi në shtator, por së fundmi u bë identifikimi dhe arrestimi i tyre nga policia. I dëmtuari dëshmoi se po festonte në një klub nate në Meldola dhe u largua i vetëm drejt makinës së tij, por aty iu ngrit prita.

Ai tha se para se autorët të iknin, i morën edhe orën e shtrenjtë. Fillimisht u mendua për një grindje banale apo hakmarrje, por hetimet zbuluan se bëhej fjalë për grabitje, informon media italiane.

Pas hetimeve u zbulua se bëhej fjalë për një grup që kishte shënjestër sendet me vlerë apo orat e markave të shtrenjta, duke i vjedhur me dhunë në rrugë.

Kështu që zyra e prokurorit i kërkoi gjyqtarit të arrestojë të tre pas identifikimit dhe tashmë është marrë masa e arrestit me burg ndaj tyre.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular